Godo dërgon dhjetë dosje abuzimesh në prokurori
Plot 10 dosje me të dhëna, detaje dhe informacione mbi zhvillimet e punës në Ministrinë e Shëndetësisë gjenden në duart e prokurorisë. Një muaj më parë, këto dosje janë dërguar për verifikime pranë prokurorisë dhe fill pas kalimit të 10 ditëve kanë nisur verifikimet, hetimet lidhur me përmbajtjen e tyre.
Vetë ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka deklaruar se këto dosje janë dorëzuar për t‘u konfirmuar dhe verifikuar nga prokuroria. Në këto dosje, ku gjenden materiale mbi fondet, tenderat, punësimet, emërimet dhe largimet në Ministrinë e Shëndetësisë, gjenden procedurat dhe fazat e ndjekura nga sektorët përkatës lidhur me çështjet të cilat kanë nevojë për shqyrtim dhe verifikim. Të gjitha këto do të kalojnë në "matje" dhe kontroll për sa i takon shkallës së korrektesës dhe përgjegjshmërisë të ndjekur nga dikasteri i shëndetësisë.
Përgjigjet nëse ka shkelje, abuzime apo shpërdorime, mund të jepen në përfundim të verifikimeve dhe hetimeve, të cilat mund të zgjasin deri në 2 vjet. Ndër të tjera, veç dosjeve, një sërë shkresash të "çuditshme" janë gjetur në kohën e ndërrimit të drejtuesve. Në këtë periudhë, në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar emërime dhe largime të punonjësve brenda përbrenda dikasterit. Pas valës së parë të largimeve nga puna, dorëheqjeve, largimeve dhe emërimeve, këto shkresa nuk paraqitën problem për vijimin e punës normale në dikasterin e shëndetësisë. Për sa u takon 10 dosjeve, të cilat janë dorëzuar në prokurori, ka qenë iniciativë e vetë drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë. Jo vetëm ministria, por edhe "ndërmarrja" më e madhe shëndetësore në vend, qendra spitalore universitare "Nënë Tereza" do të kalojë në sitë të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe auditit të brendshëm të Shëndetësisë. Pas vonesës prej 3 javësh nga data e paracaktuar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet dhe kontrollet e dosjeve të qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza". Pas kontrollit të tyre, edhe auditi do të rishqyrtojë procedurat, fondet, dokumentacionet, përllogaritjet, pagesat dhe të gjitha aktivitetet e QSUT-së, për të cilat financues është buxheti i shtetit. Të dy sektorët, si auditi dhe KLSH-ja u thërritën nga Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e spitalit, për të kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe për të shpallur rezultate për abuzime e "ngatërresa". Një nga problemet e trashëguara nga ish-drejtuesit, si pasojë e mosrespektimit të afateve, është edhe vakumi i mungesës së ilaçeve në spital.
Sipas drejtoreshës së "Nënë Terezës", rreth 10 tendera duhet të kishin nisur procedurat që në muajin maj-qershor. Për shkak të problematikës të lindur gjatë rrugës, deri sot këto tendera ende nuk kanë përfunduar.