“Ajo është më e re,shpesh edhe më rreh”

23/02/2005 Ai 85 vjeç, ajo 78, kërkojnë divorcin në gjykatë
LUSHNJE – Një çift bashkëshortësh, në moshë të konsiderueshme, kërkojnë divorcin në gjykatë. Ngjarja e rrallë vjen nga qyteti i Lushnjës. Ajo ka shokuar jo pak Gjykatën e Shkallës së Parë të këtij qyteti, kur në dyert e saj u paraqitën 85-vjeçari Xhezar Topalli, i vitlindjes 1920, nga Divjaka e Lushnjës dhe Sabire Topalli, 78 vjeçe. Plaku, edhe pse mbahej në një bastun, mes fjalëve që i rrokëzonte, dhe i pashoqëruar nga askush, ka bërë kërkesën për shkurorëzimin nga bashkëshortja e tij.
Sipas burimeve nga Gjykata e Shkallës së Parë e Lushnjës, mësohet se plaku 85-vjeçar, babai i 6 fëmijëve të martuar dhe gjyshi i 25 nipërve dhe mbesave, para katër ditësh ka shkruar të zezën mbi të bardhë se nuk donte të jetonte me bashkëshorten e tij, Sabirenë, për shkak të mospërputhjeve në karakter.
“Nuk dua të jetojmë më së bashku. Midis nesh nuk ka patur kurrë dashuri, pasi jemi martuar me shkuesi disa dhjetëra vite më parë. Unë kam ndenjur së bashku me të për hir të fëmijëve, por sot më është sosur durimi”.
Kështu është shprehur plaku nga Divjaka në gjykatën e Lushnjës.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Xhezari prej kohësh jetonte veç gruas në kushte jo të mira ekonomike. Sipas të afërmve mësohet se pleqtë grindeshin shpesh midis tyre. Grindjet e tyre
shkonin edhe në dhunim fizik. Këtë e ka pohuar edhe 85-vjeçari në gjykatë, sipas të cilit gruaja 78-vjeçare, duke qenë më e re dhe në një formë të mirë fizike, e keqtrajtonte shpesh.
Në konfliktin midis të moshuarve nuk kanë mundur të ndikojnë as fëmijët e tyre, të 6 të martuar dhe të ndarë nga prindërit.
“Në gjykatëm tonë ndodhin çudira, pohon kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë të Lushnjës, Artan Gjermeni. Është e dhimbshme të shohësh çifte të rinj me fëmijë që vijnë për t’u divorcuar, por e rrallë është kur sheh pleq që kërkojnë divorc”.
Precedentët
13 nëntor 2004
LUSHNJE - Dy bashkëshortë nga fshati Fier Shegan i këtij rrethi, Shaban dhe Sherime Tafa, përkatësisht 68 dhe 64 vjeç, prindër të 6 fëmijëve të martuar, kërkuan divorcin nga gjykata e Lushnjës. Sipas pohimeve të tyre, para trupit gjykues, u mësua se shkak i prishjes së kurorës ishte se marrëdhëniet mes tyre ishin plotësisht të konsumuara, pa harmoni dhe plotë mosmarrëveshje.
22 dhjetor 2004
LUSHNJE - Fitnete Cako, nga qyteti i Lushnjës, 73 vjeçe e
ditëlindjes 1932, kërkoi prishjen e kurorës në gjykatë dhe ndarjen nga bashkëshorti i saj, Nuri Cako 70 vjeç, me të cilin jetonte që prej 55 vjetësh. Nëna e pesë fëmijëve, të gjithë të martuar dhe gjyshe e 21 nipërve dhe mbesave, kërkesën për divorc e bëri vetë nën pretendimin se “jetonte me zor” me burrin e saj.