E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nano merr mbështetjen e Korporatës së Investimeve në SHBA

23/02/2005  Kryeministri Fatos Nano ka marrë një letër nga presidenti i Koorporatës së Investimeve të Huaja Private në SHBA, Peter Uatson, i cili duke iu referuar takimit me Kryeministrin Nano në Uashington, në mars të vitit të kaluar, si dhe duke shprehur vullnetin për nxitjen e bashkëpunimit, përshëndet iniciativën e Shqipërisë për nënshkrimin e Memorandumit trepalësh për ndërtimin e naftësjellësit AMBO, si dhe për ndërtimin e TEC-it 400 MV të Vlorës. “Që nga koha kur u takuam, Korporata e Investimeve të Huaja Private (OPIC) vazhdon të nxisë për realizim, projekte cilësore në Shqipëri, që mbështesin interesat e biznesit shqiptar dhe atij amerikan. Besoj se kemi ecur përpara në shumë sektorë, dhe presim rritje të aktivitetit në Shqipëri", shprehet Uatson. Sipas tij, përputhja e interesave të tre vendeve në vijim të një iniciative të një sektori privat të këtyre përmasave, pa dyshim që është arritje e madhe. "Vlerësoj se qeveria juaj po e shqyrton konkretisht ndërtimin e një TEC-it 400 mega ëat në Vlorë, që është propozuar nga një konsorcium i biznesit amerikan të interesuar. Ky duket se është një projekt i rëndësishëm që përputhet me mandatin e OPIC dhe nëse qeveria juaj vendos se është në interesin tuaj, shpresojmë se do të mund ta çojmë përpara edhe këtë përpjekje. Banka amerikane e Eksport-Importit është gjithashtu e interesuar për këtë projekt dhe OPIC e konsideron një iniciativë të tillë të sektorit privat, si pjesë e projekteve për energjinë të Bankës Botërore dhe të agjencive të tjera ndëkombëtare në Shqipëri", thekson Uatson.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›