Komision i posaçëm për ndarjen teritoriale
23/02/2005 Qeveria ka miratuar pesë muaj më par një projektligj për ndarjen e re administrative të Shqipërisë, ku kërkohej shkrirja e komunave, që kishin më pak se 4 mijë banorë. Sipas këtij ligji, komunat duhet të kenë mbi 5 mijë banorë dhe qendra nuk duhet të jetë më larg se 2 kilometër nga zona më e largët. Projektligji është kundërshtuar nga disa forca politike, pasi në ndarjen e re administrative nuk merreshin parasysh kushtet gjeografike. Ndaj, për të zbatuar më realisht këtë çështje, është miratuar një komision i posaçëm parlamentar. Megjithatë, duket se puna e komisionit nuk do të mbarojë në këtë legjislaturë, pasi ende nuk është paraqitur një hartë me komunat që do të bashkohen. Sipas Kushtetutës, popullsia e zonave që do të ndryshojnë duhet të japë konsensusin mbi këtë ndryshim. Burimet kanë bërë të ditur se në shërbim të komisionit të posaçëm janë vënë dhe ekspertët e OSBE-së, që kanë dhënë dhe një vlerësim paraprak për projektligjin e paraqitur prej qeverisë.