Të shkurtohen gjysmat e komunave

23/02/2005 Pa zhvillimin e veriut të Shqipërisë, nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Evropian
Projekti gjerman kërkon studimin e resurseve turistike
Zhvillimi i zonave të Veriut dhe ulja e numrit të komunave në Shqipëri, është parë si mundësia më reale e zhvillimit të investimeve në Shqipëri. Në një seminar të organizuar nga Fondacioni "Fridrih Erbert", ekspertët shqiptarë dhe përfaqësues të politikës kanë diskutuar mbi reformën administrative në vend. Diskutantët kanë rënë në një mendim se nevojitet një bashkim i komunave dhe shkurtim i administratës, për t'i hapur rrugë investimeve dhe për të shkurtuar shpenzimet inefektive. Për këtë çështje në Kuvend është ngritur një komision i posaçëm.
Zhvillimi i Veriut
Referuesit vunë theksin mbi domosdoshmërinë e zhvillimit të zonave veriore të vendit. Heinz Schrumpf, specialist pranë GTZ-së, vuri theksi te hapat që duhen ndërmarrë për zhvillimin e kësaj zone të Shqipërisë. Studimi i mënyrave për shfrytëzimin e potencialeve turistike të kësaj zone, resurset ujore dhe ato nëntokësore, apo mundësitë për zhvillimin e bujqësisë, sipas specialistëve, janë disa nga mënyrat për reduktimin e varfërisë në këto zona. "Pa një stabilizim ekonomik të Shqipërisë së Veriut, nga BE-ja dhe Kombet e Bashkuara, nuk do të realizohet një zgjidhje për problemet e Kosovës. Pa një stabilizim të Veriut, vihet në rrezik projekti i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Instabiliteti i kësaj zone do të ushqente terrenin për kriminalitet ndërkombëtar", tha Schrumpf.
Reforma administrative
Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, i ftuar në këtë tryezë tha se reforma administrative nuk do të mund të implementohet përpara zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme. Sipas tij, Shqipëria duhet të ketë gjysmën e komunave që ka aktualisht, pasi sa më e vogël të jetë njësia administrative aq më e madhe është kostoja e shërbimeve. "Në shumë zona, komunat mbledhin taksa vetëm sa për të mbajtur personelin me rrogë, ndërsa nuk bëhet fjalë për shërbime të tjera", tha Blushi. Sipas tij, një bashkim i komunave do të sillte më shumë efektivitet në thithjen e të ardhurave. Nga ana tjetër anëtari i KOP-it të PD-së, Besnik Aliaj, hodhi idenë për një ndarje mes rajoneve të Shqipërisë. Sipas tij, kjo do të bëntë të mundur një koordinim më të mirë mes Pushtetit Qendror dhe atij lokal. "Vendosja e qytetarit, komunitetit dhe grupeve në nevojë në qendër të përfitimeve të reformës, duhet të jetë një nga objektivat kryesore të kësaj reforme", tha Aliaj.
Blushi
Po e deklaroj këtu se nuk do të ketë ndarje të re administrative deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Qëllimi është për të shmangur debatet politike, që mund të lindin nga kjo. Shqipëria do të duhet të ketë gjysmën e komunave që ka sot. Në shumë prej tyre ato mbledhin të ardhura vetëm për pagat e personelit.
GTZ-ja
Do të përmbledhë ecurinë e një Plani Zhvillimi për veriun e Shqipërisë, si një Projektpilot, i cili në një fazë të mëvonshme mund të përçohet edhe në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut. GTZ-ja e mbështet këtë proces, por nga ana teknike puna do të realizohet kryesisht nga ekspertët shqiptarë të rajonit
Besnik Aliaj
Krijimi i disa rajoneve mbi bazën e kritereve të pranuara. Përafrimet te rajonet e BE-së të jenë të populluara të paktën me 800 mijë banorë. Kjo do të bënte të mundur një koordinim më të mirë mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit lokal, do të bënte të mundur thithjen e fondeve të zhvillimit nga vendet e BE-së