Gjykata, sa paguan për të hapur një biznes

23/02/2005 Investimet e huaja
“Mc.Kensey” premton t’i rrisë me 300 milionë euro në vit
Strategjia për investimet e huaja që kompania “Mc.Kensey” do të zbatojë në Shqipëri, pritet të rrisë me 300 milionë euro në vit investimet e huaja. Bëhet fjalë për një kompani konsulente që punon në vendet e Evropës Juglindore dhe që pritet të aplikojë dhe në Shqipëri strategjinë “Country Strategy”.
“Country Strategy” është një strategji, e cila do të sjellë një rritje të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, më shumë se 300 milionë USD në vit, si dhe do të analizojë pozicionin ekonomik dhe konkurrues të Shqipërisë, sipas sektorëve”, ka bërë të ditur
Ulrich Frincke, drejtori rajonal për vendet e Evropës Juglindore të Kompanisë Konsulente, gjatë takimit me Kryeministrin Fatos Nano. “Ne kemi eksperiencë në fushën e investimeve dhe synimi ynë kryesor është të shohim efikasitetin në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, duke e krahasuar këtë me rajonin, të zgjedhim ata sektorë ku Shqipëria ka tashmë epërsi konkurruese”, ka sqaruar Frincke. Kryeministri Nano vuri në dukje se thithja e investimeve të huaja për vendin mbetet një sfidë e rëndësishme për qeverinë shqiptare, si mundësi thelbësore për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe mirëqenie.
BB, na thoni si t’ju ndihmojmë
Përfaqësuesi i BB-së, Nadir Mohamed, ka filluar takimet me qeveritarë, parlamentarë dhe shoqërinë civile, për të kuptuar më drejt se cilët do të jenë sektorët ku ka nevojë për më shumë investime deri në 2009-ën
Banka Botërore është në fund të programit të saj katërvjeçar të asistencës dhe ndihmës për Shqipërinë. Por duket se prezenca e BB-së do të jetë dhe në katër vitet e ardhshme dhe, kjo ka bërë që kreu i saj në Shqipëri të fillojë një tur negociatash me zyrtarët shqiptarë. Sektorët prioritarë ku ka më shumë nevojë për investime dhe nevojat e qeverisë për asistencë dhe konsulenca, kanë qenë pyetjet që përfaqësuesi i BB-së u ka bërë deputetëve në Komisionin e Ekonomisë. Mohamed ka deklaruar se, Komisioni i Ekonomisë nuk është e vetmja instancë ku ai do të zhvillojë takime. Të gjithë segmentët e shoqërisë, nga Komisionet parlamentare deri tek OJQ-të dhe shoqëria civile, do të jenë palë në diskutimin e madh që do të bëhet për të programuar sa më mirë investimet për katërvjeçarin e ardhshëm. Aktualisht, BB-ja mund të konsiderohet donator i fuqishëm në fushën e energjetikës si dhe monitoruesi i strategjisë në këtë sektor. Deri më sot, BB-ja ka akorduar një fond krediti prej 650 milionë dollarësh, nga të cilët sektorët e infrastrukturës dhe energjetikës kanë thithur pjesën më të madhe të fondeve. BB-ja ka kontribuar dhe me konsulencat e veta në privatizimin e sektorëve strategjikë, për të cilat duket se vazhdon të ketë interes. “Ne jemi të interesuar për privatizimin e suksesshëm të ndërmarrjeve strategjike dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë, por nuk mund të ndërhyjmë në debatin nëse duhen bërë tani apo pas zgjedhjeve”, ka thënë Mohamed, për gazetarët, në lidhje me çështjen e privatizimit ose jo të Albtelekomit dhe ARMO-s përpara zgjedhjeve.
Fondi i kreditit 650 milionë dollarë
Transporti 91 milionë dollarë
Energjetika 85 milionë dollarë
Të kesh në dorë lejen për të ushtruar një aktivitet, është një procedurë e gjatë dhe e kushtueshme. Janë katër dyer ku duhet të ndalosh dhe të paguash një tufë me para përpara se të quhesh në rregull me aktivitetin tënd. Dera e parë ku biznesmenët e rinj përplasen, është gjykata dhe duket se atje “gjoba” është dhe më e rënda. Për të detyruar gjykatën të japë vendimin duhet të paguash nga 10–15 mijë lekë të reja. Por, ndërkaq, tufa e dokumenteve të noterizuara që duhet të paraqesësh dhe procedura që duhet të ndjekësh, të detyron që t’ia besosh të gjithë procesin në dorë një avokati. Këtu bëhet dhe pagesa e dytë, që duket se nuk është pak, por dhe 10–20 mijë lekë të tjera. Vetëm me kaq, një biznesmen i ri sapo ka filuar procedurën e tij. Më pas do t’i duhet të shkojë në zyrën e Sigurimeve Shoqërore, kontrata me të cilën do të thotë të paguajë këstin e parë të sigurimeve, që varet nga numri i personave që ka në firmë. Por, nuk mbaron këtu. Përpara se të mbushësh formularin dhe të quhesh biznes i ligjshëm, duhet të shkosh në Bashki dhe të paguash këstin e parë të taksave vendore. Në fund mund të paraqitesh në degën e tatimeve dhe duke paguar 200 lekë të vjetra, plotëson formularin përfundimtar, pas të cilit je i lirë të zhvillosh aktivitetin tënd. Në listën e procedurave dhe dyerve, ku duhet të hysh e të dalësh për të legalizuar një biznes. Duket se biznesmenët e quajnë më pa vend hapin e parë në gjykatë. Jo vetëm që duhet të presësh për procedurat burokratike të marrjes së vendimit, por nga ana tjetër, biznesmenët duhet të paguajnë shumë para për të regjistruar aktivitetin e tyre. Kështu, në rast se je shtetas shqiptar, ke për të paguar taksën gjyqësore për depozitimin e një kërkese, e cila është 1.5 mijë lekë. Kjo tarifë është vetëm për ato shoqëri që i kanë të gjithë anëtarët shtetas shqiptarë, por në rast se një apo të gjithë ortakët janë shtetas të huaj, atëherë taksa gjyqësore është 4.5 mijë lekë.
Të gjitha këto bëjnë që, procedurat për legalizimin e një biznesi të konsiderohen si burokratike e të shtrenjta dhe të vlerësohen negativisht në raportin e OECD-së. Një biznesmeni i duhet vetëm të paguaj taksa pa punuar asnjë ditë dhe pa patur asnjë garanci për jetëgjatësinë e aktivitetit të tij. Ndërkaq, sondazhi i Bankës Botërore në të gjitha vendet e Evropës Juglindore tregoi se, Shqipëria kishte procedura të tejzgjatura të hapjes së një biznesi, të cilat me ligj shkojnë deri në 30 ditë. Duket se biznesi në Shqipëri dhe në Moldavi ka ankesat më të mëdha, për sa i takon procedurave të hyrjes në biznes dhe, raporti i BB-së i citon si vendet me problemet më të mëdha. “Pamja më emergjente është ajo e Moldavisë, ku firmat janë më të goditura nga procedurat e hyrjes, duke u ndjekur së afërmi nga firmat në Shqipëri”, bëhet e ditur në raport.
Dokumentet që duhen për regjistrim
. Regjistrimi i aktivitetit bëhet përpara datës 20 mars
• Vendimin e gjykatës
• Deklaratë për qarkullimin e parashikuar
• Certifikatë personale me fotografi
• Licensën profesionale të specifikuar
• Pagesën e këstit të parë të kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
. Pagesën e këstit të parë të taksave vendore
• Aktin e pronësisë ose kontratën e qirasë së vendit të biznesit
Pagesat për regjistrimin e biznesit
Vendimi i gjykatës 100 mijë lekë
Noterizimi i dokumenteve dhe avokati 100 – 150 mijë lekë
Paraqitja në Zyrën e Taksave Vendore
Pagimi i këstit të parë të taksave vendore 200 mijë lekë
Kontratën me Sigurimet Shoqërore
Pagimi i sigurimeve shoqërore për punonjësit 4 mijë lekë personi
Paraqitja në degën e tatimeve
Plotësimi i formularit 200 lekë formulari