Para sportelit, me vite për të regjistruar një pronë
23/02/2005 Afatet janë disa ditë deri një muaj, por në të vërtetë shkon disa muaj deri në disa vite
"Mos, s'i nuk i mora dokumentet, ajo ta hedh kur të dojë. Tani kush ri, sill një letër, pastaj do të thotë sill një tjetër letër e kështu do të zgjasë një vit kjo punë", thotë një grua, e cila kishte për të hipotekuar një apartament të pallateve të vjetra të para viteve '90 dhe, sipas rregullit, kishte ardhur pas 10 ditëve për të marrë përgjigje. Ka depozituar kërkesën dhe dokumentacionin për të hipotekuar shtëpinë e blerë, por punonjësja i thotë se i mungon dhe diçka tjetër. Për të hipotekuar apartamentet e pallateve të ndërtuara përpara viteve '90 duhen 10 ditë kohë, për të regjistruar një aparatament të ri të ngritur pas viteve '90 sipas rregullit të hipotekës duhen 15 ditë kohë dhe për të hipotekuar prona të tjera, tokë, vilë, apo dyqan duhet një muaj. Por, kjo vetëm sipas rregullit dhe letrës së ngjitur në xhamin e sportelit.
Zvarritjet
"Kam një vit e gjysmë që vij në Hipotekë, çdo ditë më nxjerrin nga një "kleçkë", për të cilën nuk duan që të ma hipotekojnë shtëpinë, kuptohet që duan të "doroviten", por unë s'kam ndërmend që të japë asnjë lekë. Por, pate lekë, nuk ke përse të vish këtu, pasi "miku" t'i bënë gati letrat dhe t'i sjellë vet në shtëpi. Vetëm të kesh për të dhënë, pa gjithçka e ke gati", thotë Nuri Çipaj, i cili ka për të hipotekuar një dyqan. Por, jo vetëm kur nuk e ke dokumentacionin e plotë, por dhe kur i ke të gjitha letrat në rregull, afati 10, 15 ditë pa një muaj nuk zbatohet. "Unë i kam krejt në rregull të gjitha vërtetimet e dokumentacionin dhe kam mbi tre muaj që pres përgjigje, jo sot, jo nesër dhe mbeta këtu", thotë Lejla Zaimi, një grua rreth 50 vjeç. Por, ndërkohë ka dhe njerëz mbarojnë punë në afat. "Ah, po pate ndonjë të njohur brenda dhe dhe ndonjë lekë, mbaron punë në kohë e nuk të bien këmbët për të ardhur kur thonë punonjëset. Hajde pas një jave, pastaj pas 10 ditësh e pastaj pas 1 muaji", thotë Zaimi.
Mungesat në dokumentacion
Pasi ndërtesa është restauruar në pjesën hyrëse janë vendosur në mur një sërë stendash, ku është shënuar dokumentacioni që kërkohet, por kjo vetëm për pallatet e reja, ndërsa për rastet e tjera nuk ka asnjë sqarim. Se cili është dokumentacioni që nevojitet mund ta marrësh vesh vetëm me të pyetur dhe sigurisht përsëri nuk ke marrë të gjitha vërtetimet që duhen.
Afatet ligjërisht
10 ditë për të hipotekuar një apartament të para viteve '90
15 ditë për të hipotekuar një apartament të ri
1 muaj për të hipotekuar një tokë, vilë, apo pronë tjetër
Afati real
Minimalisht 3 muaj deri në mbi 1 vit
Propozimi:
Deri 10 ditë për të regjsitruar çdo pasuri
PROJEKTLIGJI
Duhet të ketë penalizime dhe për regjistruesit
Komuniteti i Biznesit dhe ndërtuesve, gjatë shqyrtimit të projektligjit për Zyrat e Regjistrimit të Pasurive, ka kërkuar përmirësimin e procedurave të ankimit, duke vendosur një afat maksimal për kthimin e përgjigjeve deri 10 ditë. Ndërkohë ata kanë kërkuar dhe vendosjen e dënimeve administrative për punonjësit që nuk e kryejnë detyrën e tyre, sipas legjislacionit e rregulloreve përkatëse, ndërkohë që penalizime, gjoba ka vetëm për privatët, të cilët nuk e kryejnë regjistrimin e pronësisë në kohë. Në fakt ka shumë akuza mbi regjistrimin e pasurive, kanë dalë në dritë shumë probleme gjatë kryerjes së procedurave, por nuk ka asnjë masë të marrë ndaj regjistruesve.