Ajsner dhe Federer ne finalen e turneut te tenisit ne Indian Uells

Një turne prestigjoz tenisi nuk do të ketë finalen më të shquar të mundshme, pasi dy krerët e renditjes botërore u eleminuan. Gjithsesi, në Indian Uells, në Shtetet e Bashkuara, do të jet ëish-raketa e parë e botës, Federer, përballë amerikanit Xhon Ajsner. Ky i fundit ia doli të thyente numrin 1 aktual të botës, serbin Novak Gjokoviç, duke e mundur në gjysmëfinale 2-1, pas seteve të vështirë, 7-6, 3-6 e 7-6. Pavarësisht se serbi është në formë të madhe, kjo nuk e pengoi vendasin që të fitonte dhe pas ndeshjes, Ajsner u shpreh se “duhej ta rrisja lojën time në nivelet e këtyre turneve të mëdhenj, ndaj edhe jam i lumtur që arrita të fitoja në Indian Uells”.
Gjokoviç pranon se rivali i tij luajti më mirë.
“Kam luajtur edhe më parë ndaj tij dhe e dija se duhet të bëja durim për të pritur rastin tim. Pata disa mundësi, por nuk i shfrytëzova. Mendoj se luajta mirë, ndërsa Ajsneri e meritoi fitoren”.
Në gjysmëfinalen tjetër, Federer ia doli të thyente spanjollin Rafael Nadal, numrin 2 të botës, madje disi lehtë, me rezultatet e seteve 6-3 e 6-4. Një sukses që zviceranit nuk i ndodh gjithnjë ndaj spanjollit.
“Natyrisht, jam i lumtur. S’mund të luaja më mirë në kushte të tilla ndaj kundërshtarit tim më të fortë, ndaj jam shumë i lumtur”.
Kuptohet që Rozher Federer është favorit për të fituar një tjetër turne të rëndësishëm në karrierën e tij të shkëlqyer.