E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo nuk e mendon te lehte perballjen e sotme

Loja si “macja me miun” po vazhdon dhe pasi Barcelona fitoi në Sevilje, Reali i Madridit do të zhvillojë ndeshjen e tij. Por, tashmë skuadra e Murinjos nuk varet aspak nga katalanasit gjë që e thotë qartë trajneri i saj.
“Ne po jetojmë një moment kur duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Në të kaluarën, duhej të mendonim se me kë po luante Barça, nëse Barça po fitonte apo po humbiste. Ne vetëm prisnim, prisnim, prisnim. Tani është ndryshe. Çdo ndeshje që kalon na afron me qëllimin tonë”.
Përballë në orën 21:30 do të jetë Malaga, ekip ambiciz, edhe pse jo ende ekip i madh.
“Lojtarë shumë të mirë, trajner me përvojë, skuadër e organizuar shumë mirë. Ata pëlqejnë të luajnë sepse kanë lojtarë që dinë ta bëjnë këtë gjë, por dinë edhe të mbrohen. Për këtë arsye, do të kemi një ndeshje shumë të vështirë”.
Murinjo ngacmohet edhe për APOEL-in, kundërshtarin në Champions dhe ai nuk dëshiron të bëjë dredha.
“Dua të flas pa hipokrizi. Është një ekip me më pak potencial, më pak emër se të tjerët, por është në çerekfinale për meritën e saj, ndaj i respektoj totalisht”.
Një Real total ky i Murinjos, edhe pse ndoshta jo një skuadër e futbollit total. Gjithsesi, ëndrra për të fituar titullin në Spanjë po bëhet realitet

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›