E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frenohet Interi lacio KO

Interi humbet një rast të shkëlqyer. Pas eliminimit nga Champions League, zikaltërit nuk arrijnë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe barazimi 0-0 me Atalantën bën që skuadra e Ranierit të duket gjithmonë e më larg Champions League.
Rezultati pasqyron atë që Interi tregoi në fushën e lojës, pavarësisht se vendasit kishin “match-pointin” në minutën e 22-të, kur Belini pengoi në zonë Pacinin dhe gjyqtari gava akordoi 11-metërsh. Por, Milito gabon nga pika e bardhë, duke shpërdoruar mundësinë më të mirë.
Në anën tjetër, edhe Atalanta ka krijuar rastet e saj me Gabiadinin që frenohet vetëm nga Zhulio Sezar, ndërsa në të 79-tën miqtë pretenduar një 11-metërsh të dukshëm, por gjyqtari nuk ishte I këtij mendimi.
Zhgënjen Lacio, që humbi 1-0 në fushën e Katanias, duke pësuar disfatën e dytë radhazi. Rrjeta vendimtare u realizua nga Legrotalje në minutat e fundit, ndërsa skuadra e Montelës renditet e teta me 41 pikë.
Në stadiumin “Franki” u zhvillua derbi shqiptar I Serisë A, ndërmjet Sienës së Erjon Bogdanit dhe Novarës së Samir Ujkanit. Fitimtar nga kjo sfidë doli portieri kuqezi, ndërsa piemontezët triumfuan me rezultatin 2-0 me golat e realizuar nga Rigoni dhe Porkari.
Si Ujkani ashtu edhe Bogdani kanë luajtur përgjatë gjithë 90-minutëshit: portieri nuk kishte asnjë shqetësim serioz gjatë gjithë ndeshjes, edhe për faktin se Bogdani ka qenë në një ditë jot ë mirë, ashtu si e gjithë skuadra e Sienës, që pësoi humbjen e parë pas tri fitoreve radhazi. Në anën tjetër, Novara regjistroi fitoren e dytë radhazi dhe beson se mbijetesa mund të arrihet.
Në takimet e tjera, Kaljari fitoi 3-0 me Çezenën, falë trigolëshit të Pinilës, ndërsa dy sfida u mbyllën në barazim: Bolonja-Kievo 2-2 dhe Leçe-Palermo 1-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›