Fluks azilkerkuesish. Zyrtari belg ne Shqiperi Te frenohet fenomeni

Shtohet numri i shqiptarëve të cilët kanë kërkuar azil në Belgjikë. Kete e ka konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit dhe Azilit në kete shtet, , Freddy Rosemont, i cili deklaroi se brenda një dite, në zyrat e aplikimit për azil në Belgjikë janë paraqitur 50 kërkesa, ku shumica e azilkërkuesve janë nga zona e Shkodrës.Zyrtari belg ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të frenuar fenomenin pasi personat që kërkojnë azil paraqesin dokumenta të rreme.
"Informacionet e freskëta që mora nga Brukseli vetëm sot paradite tregojnë se janë paraqitur 50 azilkërkues shqiptarë. Shumica janë nga qarku i Shkodrës. Prandaj shkova aty për një takim pune me autoritetet vendore të qarkut” – tha Rosement.
Sipas zyrtarit belg nëse vijohet me këtë ritëm deri në fund të këtij muaji numri I azilëkrkuesve shqiptarë do të kapin shifrën e 300-400 persona ve dhe kjo sipas tij do të krijonte problem. Sakaq Hysni Burgaj deklaroi se do merren masa dhe u kërkoi shqiptarëve që të mos bien pre e mashtrimeve pasi në këtë mënyrë do të humbasin të drejtën për të hyrë në vendet Shengen.
“ Policia e Shtetit, duke filluar që nga këto momente në bashkëpunim edhe me agjencinë e zbatimit të ligjit belg, do të marrim masa dhe do të hetojnë me intensitet të lartë çdo zyrtar ose shoqatë joqeveritare, të cilët me dokumente fiktive abuzojnë duke tejkaluar çdo komptencë ligjore me vërtetime, duke mashtruar qytetarët shqiptarë për të kërkuar azil në Belgjikë”- tha Burgaj.
Vetëm dy muajt e fundit ka pasur 161 kërkesa për azil nga Shqipëria, të cilat në shumicën dërrmuese të rasteve janë cilësuar si histori mashtrimi vetëm për të emigruar nga Shqipëria.
Jul Kasapi