One stop shop i ri Basha Shmangim burokracite

Bizneset në Tiranë do t’u shpëtojnë burokracive në plotësimin e dokumentave, duke kursyer më shumë para e kohë. “One Stop Shop Center” do të jetë qendra më e re për bizneset pranë Bashkisë së Tiranës, që do të lehtësojë procedurat për bizneset e kryeqytetit, por nga ana tjetër edhe do të rrisë dhe konkurrencën midis tyre. Këto risi për subjektet private parashikohen në marrëveshjen që kryetari i bashkisë, Lulzim Basha, firmosi me Korportën Ndërkombëtare Finaciare, pjesë e Bankës Botërore.
“Objektivi i kësaj marrëveshjeje është për të ndihmuar bashkinë e Tiranës që bBrenda janarit të vitit të ardhshëm të prezantojë procedura të thjeshtuara administrative, procedura administrative online si dhe praktikën e shërbimit në një ndalesë për biznesin me qëllim që të reduktojë kohën që I duhet biznesit, dokumentat dhe koston që paguan biznesi për të marrë leje apo licenca në bashkinë e Tiranës”- tha Basha.
“Ne kemi kursyer një shumë prej 6 milionë dollarë deri tani dhe është e rëndësishme sa i përket kontekstit europian dhe në kuadër të eksportit drejt tij. IFC mbetet shumë e angazhuar për zhvillimin e Shqipërisë, me të cilën kemi një program mjaft të madh zhvillimi, që do të përqëndrohet në investime dhe ky program do të zhvillohet edhe në të ardhmen”- tha Per Kjellerhaug, menaxheri i IFC.
Shmangia e procedurave burokratike, pritet të sjellë një rritje të biznesit kryeqytetas. Sipas bashkisë së Tiranës, shuma e këtij projekti prej 6 milionë dollarësh që pritet të kursehet është e barazvlefshme me 2 mijë vende të reja pune.
Edlira Sulejmani