Shperthimi ne Bulqize tre ne gjendje te rende
Pas aksidentit në minierën e Bulqizës në spitalin ushtarak rreth orës 10:30 mbërriti helikopteri i parë dhe solli tre nga të plagosurit, një prej të cilëve, Naim Shyti humbi jetën menjëherë nga traumat dhe djegiet e shumta. Ndërsa dy të tjerët Hajri Koci dhe Bastri Toska vazhdojnë të jënë në gjendje kritike për jetën.
Pas rreth 2 orësh një tjetër minator në gjendje të rëndë I është drejtuar spitalit ushtarak. Të tre minatorët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Në këtë spital mbritën, kreu i Federatës së sindikatës, Kol Nikolla dhe nëndrejtori I ACR, Genci Dhamo. Ky i fundit nuk dha detaje mbi ngjarjen, por tha se mbështesin familjarët e të aksidentuarve. Ndërkaq Nikolla për ngjarjen fajëson neglizhencën e kompanisë, të cilës prej dy muajsh i kanë kërkuar më shumë kushte pune.
“Ky është një gabim njerëzor të cilin sindikata ka kohë që po e analizon. Kemi zhvilluar një grevë prej 3 muajsh. Atje mbaroi greva, por nuk mbaroi historia. Historia e Bulqizës është e vështirë, është e dhimbshme dhe fatkeqësisht po shoqërohet edhe me humbje jetësh”- tha Nikolla.
“Kompania qëndron pranë familjarëve si dhe pranë punonjësve që janë aksidentuar, për të dhënë ndihmën e vetë maksimale për këtë rast. Për momentin nuk kemi një përgjigje të qartë kush ka qenë origjina e kësaj”- tha Dhamo.
5 minatorët e tjerë të aksidentuar ndodhen në spitalin e Bureli. Sipas mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Julia Bardhushi