E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, kompleksi i ri gati në shtator

kompleksi i ri ne berzhiteProjekti me vlerë 1.5 milionë euro vijon të ndërtohet në mënyrë intensive në Berzhitë, ku fillimisht pritet përfundimi i tri fushave stërvitore dhe më pas do vijohet me hotelin, mensën e ambjentet e tjera të domosdoshme

Skuadra e Partizanit vijon të stërvitet në ambjentet e shkollës së bashkuar, ku trajneri Lika ka kryer dje një ndeshje brënda grupit. Stërvitja e këtyre ditëve është fokusuar më shumë në planin teknik, për të rritur kështu më shumë homogjenizimin brenda grupit. Por ajo që është më e rëndësisjmja kompleksin e ri i klubit, që po ndërtohet në Bërzhitë, është në një fazë të rëndësishme të punimeve.

Kristalizimi

Punimet për këtë kompleks kanë arritur të kristalizojnë dhe pamjet e para. Foto që shikoni është pamja aktuale e vendi ku po punohet për ngritjen e këtij komleksi, i cili ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Në projektin e ri në Bërzhitë vijojnë me intensitet punimet, kjo për vetë faktin, pasi nëse sigurohet  ngjitja në Superlige, klubi i Partizanit duhet të funksionojë si një ekip me të gjitha parametrat bashkëkohore.

Synimi

Kompleksi gjigand po merr jetë në fshatin Dobresh të komunës Bërzhitë, ku prej disa muajsh po punohet masivisht. Sipas projektit të hartuar do të ndërtohen fushat, hoteli, mensa dhe çdo gjë tjetër që i nevojitet një klubi profesionist futbolli dhe akademisë së tij. Një kompleks gjigand që do ti rikthejë klubit të kuq lavdinë e dikurshme, pasi do të jetë me shtëpi të re.

Fushat

Aktualisht, punimet janë përqëndruar në ndërtimin i tri fushave stërvitore, të cilat më pas do të pasohen nga  hoteli, mensa dhe ambiente të tjera të klubit. Të gjitha keto ambjente do të jenë në dispozicion të ekipit të parë, ekipit B dhe Akadamisë. Vlera e gjithë këtij investimi sportiv shkon rreth 1.5 milion euro. Mendohet që fushat do të jenë gati në nisjen e edicionit të ri futbollistik.

Mungesa

Prej më shumë se katër vitesh, klubi i Partizanit nuk ka një fushë stërvitore apo ambiente të tjera të saj. Para disa vitesh, Partizani ishte një nga klubet e vetme në Shqipëri që kishte një kompleks me të gjitha kushtet. Tashmë ish-kompleksi Partizani u është rikthyer pronarëve dhe skuadra këto vite është endur në terrene të ndryshme dhe është stërvitur për shumë muaj te Kodrat e Liqenit, duke mos pasur mundësi të tjera.

Akademia

Prezantimi i lojtarëve, trajnerëve apo takime të ndryshme janë zhvilluar nëpër ambiente private, siç janë hotelet dhe baret, pasi gjatë kësaj kohe nuk kanë ekzistuar zyra apo ambiente të tjera, ku mund të kryheshin marrëveshjet zyrtare. Me ndërtimin e kompleksit të ri, kjo situatë po shkon drejt ndryshimit dhe një emër i madh i futbollit shqiptar do të ringrihet sërish. Pikërisht, akademia nga kanë dalë shumë emra futbollistësh të njohur ka qenë një prej pikave më të forta të klubit të kuq në të kaluarën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›