Akademia e Policisë, normat e testin fizik që duhet të arrijnë konkurrentët
Tiranë – Për të gjithë ata që synojnë Akademinë e policisë për të vazhduar procesin e pranimit i nënshtrohen procedurës së testimit të aftësive fizike, pasi oficerët e policisë kryejnë funksione tepër unike gjatë detyrës, disa prej të cilave mund të kërkojnë përgatitje të lartë fizike. Shkalla e aftësisë fizike të policit për t’i kryer këto funksione përcakton ndikimin e vet tek
siguria personale dhe ajo publike. Përgatitja fizike qëndron në themel të aftësisë së policit për të kryer detyrat e zakonshme dhe ato kritike. Në rast se polici është nën nivelet minimale fizike të parashikuara në këtë dokument, atëherë komprometohet performanca e tij në kryerjen e detyrave policore. Nivelet e larta të përgatitjes fizike shoqërohen me performancë më të mirë në kryerjen e detyrave fizike që duhet të përmbushin punonjësit e policisë së shtetit shqiptar.
Vlerësimi
Çdo përbërës i serisë së testit të përgatitjes fizike (STPF) mat një aspekt të ndryshëm të përgatitjes fizike, që përcakton aftësinë e policit për të kryer detyra thelbësore në punën e vet. Për të kaluar STPF-në, pjesëmarrësi duhet të arrijë të paktën
10 pikë në çdonjërin prej testeve të STPF-së. Nëse rezultatet janë nën nivelin e kërkuar prej 10 pikësh për çdo test, atëherë ato janë nën standardet e kërkuara dhe për pasojë pjesëmarrësi ngel në STPF. Maksimumi i mundshëm për çdo test është 20 pikë me një total të mundshëm prej 100 pikësh në të gjithë STPF-në. E ndërsa ekzistojnë shumë rutina stërvitore që mund të përdoren për të përmirësuar rezultatet në STPF, pjesëmarrësit duhet të mbajnë parasysh se stërvitja fizike është specifike. Që do të thotë, përmirësohemi në ato aktivitete ku praktikohemi. Nëse dëshironi të rrisni numrin e pompave, atëherë duhet ta përfshini këtë ushtrim në programin stërvitor. Për të forcuar kraharorin, shpatullat dhe krahët mund të përdoren shumë ushtrime të
tjera por pompat duhen përfshirë në këtë rutinë. Elementët e Testit fizik janë kërcim vertikal, ushtrime për barkun një minutë, maksimumi i mundshëm pompash, vrap 300 metra dhe ecje/kros 2. 4 km. Janë gjashtë vlerësime për testin fizik, shkëlqyeshëm kur kërcen më shumë se 22.9 centimetër, shumë mirë kur arin 20.5-22.9 cm, mirë kur arrin 18.5-20.4 cm, mesatare kur arrin 16.5-18.4 cm, minimale 14.4-16.4 cm, dobët më pak se 14.4 cm. Po kështu janë përcaktuar edhe normat për
Kursi
Sipas kushteve të përcaktuara trajnimit i nënshtrohen aplikantët fitues dhe në të futen trajnimi policor bazë 20 javor pranë Akademisë së Policisë “Arben Zylyftari”. Gjatë trajnimit bazë policor aplikantët do të trajnohen për të përmbushur të gjitha detyrat e një punonjësi policie, duke përfshirë patrullimin parandalues, hetimin paraprak të krimeve, kontrollin dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, policimin në komunitet dhe zbatimin e strategjive bashkëkohore të zbatimit të ligjit.
Ky trajnim do të ndiqet nga një trajnim 20-javor në terren gjatë të cilit punonjësit e policisë do të zhvillojnë dhe përmirësojnë aftësitë e marra në shkollën policore.
Testi i aftësive fizike
1. Aplikantët që kalojnë testin me shkrim duhet të kalojnë testin e aftësive fizike, që teston aftësitë psikomotore ku përfshihet:
• Shpejtësia
• Shkathtësia fizike
• Rezistenca
• Forca muskulore
• Koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të Policisë.
2. Testi i aftësive fizike vlerësohet sipas standardit të përcaktuar në kohën e zhvillimit të testit.
3. Testi fizik për Shkollën Bazë të Policisë përbëhet nga pesë komponentë:
• Kërcim vertikal
• Ushtrime për barkun një minutë
• Maksimumi i mundshëm pompash
• Vrap 300 metra
• Ecje/kros 2.4 km
4. Normat për kalimin e këtij testi janë të ndara veç për femrat dhe për meshkujt dhe sipas grup moshave.
5. Aplikanti duhet të marrë minimumin e mundshëm të pikëve për të vazhduar intervistën me gojë dhe procedurat e mëtejshme të testimit.
24 Maj 2008