E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, çmimi kalon edhe 132 USD për fuçi



Çmimi i naftës theu edhe dje një rekord të ri në bursat ndërkombëtare, kur një fuçi u shit me 133 dollarë nga 132 që ishte një ditë më parë, duke u rritur me 1 dollarë brenda natës. Çmimi po rritet për shkak të mosshtimit të prodhimit të naftës nga vendet nxjerrëse dhe nga ana tjetër, si pasojë e presioneve për rritje të mëtejshme të kërkesës në rang global. Furnizimi ka rënë javën e kaluar me 5.3 milionë fuçi, por rënia më e madhe në katër muajt e fundit, ka njoftuar dje sipas Departamenti Amerikan të Energjisë. Parashikimet vlerësojnë se, për gjashtëmujorin e dytë të vitit, çmimi i naftës do të arrijë 141 dollarë për fuçi. Për shkak të kësaj situate, në tregjet ndërkombëtare, në Shqipëri pikat e pakicës po e shesin një litër nafte me 163 lekë për litër. Në fakt, çmimi i naftës në vendin tonë shënoi nivelin më të lartë në rajon dhe prej vendeve nga importohet nafta. Në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë, një litër nuk kushton as 1 dollarë. Ekspertët e ekonomisë nuk janë në gjendje të bëjnë parashikime të sakta për ecurinë e çmimit të naftës, madje disa analistë i kanë konsideruar çmimet aktuale si spekulime të kompanive të mëdha të naftës në bursa. Pavarësisht nivelit të lartë të çmimit, kërkesa për naftë nuk po frenohet. Sipas të dhënave të doganave, importet e naftës në vend nuk kanë shënuar rënie gjatë këtij viti.

24 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›