E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni “Qemal Stafa”: Zhvillim tregut të punës në sektorin bujqësor



Në vazhdim të procesit të konsultimit “Me dyer të hapura” së bashku me ekspertë, analistë dhe profesionistë të pavarur, fondacioni “Qemal Stafa” organizoi dje tryezën me temë “Zhvillimi i tregut të punës në sektorin bujqësor”. Gjatë hapjes së takimit, drejtori Ekzekutiv i fondacionit “Qemal Stafa”, Saimir Tahiri, tha se diskutimet në këtë takim do të jenë të përqendruara për çështje të rëndësishme si bujqësia dhe punësimi, por që për fat të keq janë harruar nga qeverisja aktuale. “Vetë shifrat zyrtare tregojnë një papunësi prej 50% në fshat, ndër të cilët mbi 50% janë të rinj. Natyrisht që janë më shumë. Nga ana tjetër, në këto 18 vjet vetë toka bujqësore është zvogëluar me 280 000 hektarë, ose e thënë ndryshe, është zvogëluar sa 7 herë sipërfaqja e Tiranës, ose pothuajse 3 herë sipërfaqja e Myzeqesë, dhe kjo jo për shkak të zënies me ndërtime, por sepse nuk ka leverdi të punohet. Pra, në qoftë se në vitin 1991 kishim 701 000 ha tokë bujqësore, sot kemi 420 000 ha, 280 000 ha më pak. Vetëm në këto vitet e fundit, toka bujqësore është zvogëluar me 20 000 ha. Pra në qoftë se vazhdojmë me këto ritme, brenda afro 3 dekadash, Shqipëria nuk do të ketë më asnjë centimetër tokë të punueshme”, - tha Tahiri.

24 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›