Paralajmërimi i BERZH-it: “Inflacioni në Shqipëri do të vazhdojë rritjen”
Çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të rriten.
Ervin Koçi
Shqipëria nuk mund t’i shmanget krizës ekonomike botërore dhe për pasojë as rritjes së shpejtë të çmimeve dhe inflacionit. Ky parashikim, që është bërë më tepër në formë sensibilizimi për vendet e rajonit mes të cilave edhe Shqipëria, vjen pikërisht nga ekspertët ekonomikë të BERZH-it, që ashtu si mjaft institucione të tjera financiare po monitorojnë situatën ekonomike globale. Lajmi tronditës është publikuar nga radio “Deutsche Welle”, sipas së cilës, “në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore si dhe në ish-Republikat Sovjetike ka rrezik të rritet inflacioni”. Ky ishte dhe konkluzioni përfundimtar i dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, në mbledhjen vjetore në Kiev të Ukrainës. Vendet e Azisë Qendrore, të ish-BS-së, të Ballkanit, të Europës Qendrore dhe Lindore prej disa vitesh raportojnë rritje të majme ekonomike ku mesatarisht rajoni u rrit ekonomikisht vitin e fundit me rreth 7 për qind. Edhe këtë vit nuk pritet të jetë shumë më pak, beson BERZH-i, duke parashikuar një rritje prej 6 përqindësh të rajonit, thuajse të paprekur nga kriza e kreditit dhe dobësia ekonomike e disa vendeve Perëndimore.
Parashikimi
Erik Berglof, krye-ekonomist i bankës, ka thënë ndërkohë se “ajo që na pret tani dhe na preokupon është inflacioni. Ai po rritet thuajse në të gjitha vendet tona. Shkaqet janë pjesërisht të natyrës kalimtare, ku çmimet ushqimore dhe energjetike janë ato që mbizotërojnë. Ne shpresojmë se çmimet e ushqimeve nuk do të rriten përjetësisht dhe që çmimet energjetike të stabilizohen. Por ne konstatojmë një ngadalësim, që prek disi më fort vendet e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, dhe më pak shtetet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura”. Bankat e vendeve reformatore, gjithsesi, nuk janë të prekura nga kriza e kreditit, pasi ato zakonisht kanë qenë kaq fort të preokupuara me rritjen e vrullshme në biznesin vendas të parave, saqë nuk kanë pasur angazhime të rrezikshme në botën e jashtme, për shembull në tregun amerikan të Hipotekave. Rreziku më i madh tani kërcënon nga brenda. Bumi i vazhdueshëm shkarkohet pjesërisht në ngritje gjithnjë e më të shpeshta çmimesh. Kudo është rikthyer inflacioni, me përqindje dyshifrore në vendet e BE-së, në shtetet Baltike, në shtetet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, si Ukraina ose Kaukazi etj.
Shqipëria
Edhe pse krerët e ministrive dhe institucioneve financiare të Shqipërisë flasin për rezultate të mira në përballimin e krizës së çmimeve dhe në mbajtjen e inflacionit brenda kufijve të parashikuar, akoma nuk dihet me saktësi se në çfarë nivelesh është vendi. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, prodhimi bujqësor vendas po plotëson gjatë këtij sezoni veror me perime të freskëta 80 për qind të nevojave të tregut. Gjatë këtij sezoni veror prodhimi i produkteve bujqësore në fushë dhe në sera shënoi një rritje prej 3 për qind, kundrejt vitit të kaluar. Për këtë vit, në shkallë vendi, sipërfaqet e mbjella me sera u rritën edhe me 130 hektarë, duke ndikuar në daljen në tregje më herët të më shumë produkteve bujqësore të stinës. Specialistët shprehen se sezoni i prodhimit të produkteve bujqësore në fushë, sapo ka nisur dhe pritet një rritje e mëtejshme e treguesve të prodhimit.
24 Maj 2008