E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Qytetin Studenti: “Berisha gënjeu me premtimet që bëri”



Kryetari i PS-së, Edi Rama, i është rikthyer Qytetit Studenti për të takuar banorët e tij. Në takimin e zhvilluar atje në kuadër të “Dialogut me Shqipërinë” Rama u ka kërkuar të rinjve që të jenë pjesë aktive në politikë jo për t’u bërë politikanë, por për të ndikuar në vendimmarrje. Një moment ku është ndalur kreu i PS-së ishin dhe premtimet e pambajtura të kryeministrit. Rama u shpreh se është koha që kryeministri të nisë të tregojë se çfarë ka bërë, pasi edhe nëse ka rritur disi pensionet në qytet apo fshat, rritja është aq minimale, shumë herë më e vogël sesa rritja e çmimeve. “Më vjen keq që në 2008-n kemi këtë kryeministër, i cili kërkon t’i mbulojë premtimet e pambajtura, që kanë rezultuar gënjeshtra të papërmbajtura, në premtime të reja, a thua se ka ardhur sot nga qielli dhe jo se ka tre vjet që dhe sot ka ditën për të thënë çfarë ka bërë dhe jo çfarë do të bëjë në të ardhmen”, - tha Rama.

24 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›