Akademia e Shkencave, prioritet botimet e revistave dhe periodikëve
Akademia e Shkencave, ndryshe nga çfarë ka bërë deri tani qeveria shqiptare, do të jetë tërësisht në dietë. Administrata e saj do të ketë gjithsej 31 persona. Këtu do të përfshihen nga akademikët e deri te pastrueset (copë 2). Ndërsa natyra e këtij institucioni duket se prioritet do të ketë përkujdesjen për botimet e revistave dhe periodikëve. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është miratuar struktura e administratës së akademisë. Pas krasitjes së të gjitha instituteve në varësi të Akademisë së Shkencave, si pasojë e reformës së ndërmarrë në fushën e shkencës nga qeveria "Berisha" dhe Ministria e Arsimit, tashmë këtij institucioni duket se i ka mbetur vetëm administrata. "Akademia e Shkencave, si një detyrë kryesore do të ketë botimin e periodikëve shkencorë në gjuhë të huaj, si të revistave ‘Studia Albanica‘, ‘Albania Journal Natural and Technical Science‘ dhe të periodikëve të tjerë. Gjithashtu ajo do të merret kryesisht me botimet e monografive, të studimeve etj.", thuhet në relacionin bashkëngjitur këtij vendimi.
Në strukturën e re, të propozuar pranë Këshillit të Ministrave nga vetë Kryeministri, përfshihet kryesia e akademisë e përbërë nga kryetari, zëvendëskryetari dhe sekretari shkencor. Ajo do të ketë dy seksione shkencore: seksioni i shkencave natyrore e teknike dhe ai i shkencave shoqërore, albanologjike, që do të drejtohen nga dy akademikë dhe përkatësisht nga një sekretar shkencor me gradë profesori. Ato do të kenë edhe një asistent të seksionit me arsim të lartë. Sipas relacionit shoqërues të këtij vendimi, të marrë dje nga qeveria, bëhet e ditur se "puna kërkimore shkencore e akademisë do të realizohet jo vetëm nga anëtarët e saj (akademikë) dhe ata të asociuar, por edhe nga punonjës shkencorë e mësimorë nga universitetet publike dhe private në vend, të cilët do të përfshihen në komisione të posaçme shkencore". Sipas vendimit, këto komisione shkencore pranë seksioneve të akademisë do të merren me problemet më të rëndësishme të kërkim-zhvillimit dhe me hartimin e projekteve për mjedisin, gjeologjinë, gjeofizikën, ndërtimin, bujqësinë, mjekësinë, si dhe në shkencat albanologjike, sociologjike, ekonomike. Është planifikuar që puna të realizohet me projekte të cilat do të konkurrojnë e do të mbështeten me fonde publike dhe private nga organizmat ndërkombëtare, por edhe nga bashkëpunimet me homologët. Për sa u përket problemeve rutinë të kërkim-zhvillimit dhe të projekteve, ato do të ndiqen përveç seksioneve edhe nga një punonjës shkencor, me titull profesor, që do të jetë pjesë e seksionit të shkencave natyrore dhe teknike. "Thesari" i Akademisë së Shkencave, biblioteka e saj, do të menaxhohet nga tre persona, ku përgjegjësi duhet të jetë me gradë shkencore. Në këtë bibliotekë ka një fond prej mbi 60 mijë titujsh dhe mbi 10 mijë periodikësh. Biblioteka ka tre sektorë: atë të pasurimit dhe marrëdhëniet me jashtë; sektorin e katalogimit të librave e periodikëve dhe atë të shërbimit në sallë e të përkujdesjes për fondet. Ajo bashkëpunon me rreth 100 biblioteka në mbarë botën, shfrytëzon 4 licenca të përdorimit on-line të materialeve shkencore, rreth 200 revista të fushave të ndryshme, Oxford on-line, Bio-one data-base etj.
Miratimi i strukturës së administratës së Akademisë së Shkencave i hap rrugën edhe procesit zgjedhor për drejtuesit e saj. Kjo gjë shkaktoi polemika mes akademikëve dhe qeverisë, që përfunduan në Gjykatën Kushtetuese. Një pjesë e përfaqësuesve të asamblesë së saj akuzuan drejtuesit aktualë se ndryshuan raportin e përgatitur prej tyre për në Kushtetuese. Nga ana tjetër, ka pasur edhe akuza të drejtpërdrejta kundër qeverisë se kjo jo vetëm e ka çuar akademinë drejt shkatërrimit, por edhe po ndërhyn për të vendosur në krye të këtij institucioni njerëz me përkatësi partiake pro saj. Tejet e ashpër ishte kjo situatë pas emërimit dhe pastaj hedhjen poshtë, pas ndryshimit të ligjit, të emrit të ish-presidentit Rexhep Meidani.