E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherard: Duhet të kërkojmë titullin

Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, u ka kërkuar drejtuesve të klubit të shpenzojnë në merkato për të përforcuar skuadrën, në mënyrë që të synohet titulli kampion në sezonin e ardhshëm. "Na duhet ndihmë dhe lojtarë të rinj. Trajnerit i duhet ndihmë nga drejtuesit që të blejë futbollistë të rinj, që të ndërtojë një skuadër më të fortë. Nuk dua të deklaroj objektiva, por do të dëshiroja që të luanim për titullin kampion", u shpreh Xherard, i cili nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe në Angli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›