Hemilton, rrogë më të lartë se Bekam
Luis Hemilton po bëhet gati të thyejë një rekord të ri, ndonëse është vetëm në vitin e tij të dytë në botën e Formula 1. Piloti 23-vjeçar i MekLaren do të bëhet shumë shpejt sportisti britanik më i paguar, duke kaluar në këtë renditje dhe Devid Bekam. Hemilton po bën gati një kontratë prej 25 milionë eurosh me kompaninë "Reebok", duke bërë që përfitimet e tij javore të arrijnë në shumën marramendëse të 630 mijë eurove. Sipas "The Times", kjo shumë mund të rritet nga një kontratë e re me "Pepsi".