"Zbardhet" Guida e Maturës 2008
Me afrimin e provimeve të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka botuar të plotë "Guidën e Maturës" dhe të sistemit Meritë-Preferencë (MeP) 2008. Ky dokument është një përmbledhje e gjithë informacionit për Maturën Shtetërore dhe pranimet në Universitete, që do të kryhen për këtë vit akademik.
Zyra e shtypit në MASH sqaron për mbi 30 mijë të rinj të interesuar se, "duke filluar nga kjo javë, të gjithë maturantët, të cilët nuk do të mund të sigurojnë një kopje falas, mund ta gjejnë këtë guidë edhe në adresën elektronike të Ministrisë së Arsimit www.mash.gov.al/matura/index.html.
Në guidë janë përfshirë udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, për datat e provimeve në të gjitha shkollat e mesme; Rregullorja e Maturës Shtetërore 2008; sqarime për provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje; sqarime për mënyrën e regjistrimit si kandidat në shkollat e larta; mënyrën e llogaritjes së pikëve etj.
Në këtë guidë janë përfshirë edhe materiale apo programi i punës për Këshillimin për Karrierën. Kjo gjë inkuadrohet për herë të parë në këtë dokument. Ajo përfshin publikimin e pikëve minimale të pranimit në universitete të maturantëve të një viti më parë. Një informacion i tillë, sipas drejtuesve të MASH-it, pritet që t‘u vijë në ndihmë nxënësve maturantë, të cilët janë kandidatë për në shkollat e larta dhe që kanë nevojë për të marrë informacione, të cilat shërbejnë për të bërë një zgjedhje më të mirë të programeve të studimit, sipas preferencave personale të nxënësve.
"Nismat ‘Ditët e maturantit në universitete‘ dhe ‘Profesorët në shkolla‘ janë ndërmarrë për t‘ju mirinformuar rreth ofertës së Institucioneve të Arsimit të Lartë. Pra, informacion kësaj here nuk janë thjesht dhe vetëm tabelat e koeficienteve si instrumentet kryesore të sistemit Meritë-Preferencë, por një paraqitje me të dhëna shumë më të plota, që ofrojnë një njohje më të thellë të ofertës arsimore, në mënyrë që vendimi juaj të jetë i ndërgjegjshëm", kështu shprehet ministri i Arsimit, Genc Pollo, në faqet e para të "Guidës së Maturës 2008", një numër i madh i të cilës do të botohet dhe shpërndahet falas nëpër shkollat e mesme në të gjithë Shqipërinë. Sipas Pollos, Këshillimi i Karrierës u nismua në mënyrë që të rinjtë të njiheshin me profesorët, me programet e studimit në fakultete të ndryshme, me auditorët, laboratorët, ato çfarë ata ofrojnë me sfidat që i presin dhe me tregun e punës. Mbi këto baza do të përcaktohet edhe përzgjedhja e 10 preferencave në Formularin A2, për të cilin Ministria e Arsimit u ka lënë kohë në dispozicion të rinjve kandidatë deri në qershor, që të mund të mendohen mirë përpara se të vendosin mbi të ardhmen e tyre. Në "Guidën e Maturës 2008" ritheksohen datat e provimeve për të gjitha llojet e shkollave të mesme. Ndërsa mënyra e llogaritjes së pikëve do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar, ku një rol të rëndësishëm do të ketë koeficienti për lëndët me zgjedhje.