Tenderët e barnave, shpërndarja jo sipas konsumit
Procesi i tenderëve në spital, konkretisht për blerjen e medikamenteve, nuk është për t‘u "sharë", por nuk është as më i miri. Mënyrat se si zhvillohen procese të tilla, nëse janë transparente apo jo, kontrollohen nga një grup i posaçëm specialistësh, të cilët duhet të raportojnë për çdo shkelje deri në Ministri të Financave. Por, për sa i takon pjesës së procedurave në kohën e zhvillimit të këtij procesi, Banka Botërore ka referuar disa të dhëna, përfundime dhe sugjerime lidhur me këtë fushë juridike. Pjesa e tenderimit të barnave në spitale është shumë e rëndësishme, prej saj varet trajtimi i pacientëve në kohë dhe njëkohësisht përmirësimi i gjendjes së tyre në rastet kur fitojnë firmat më të mira. Institucionet vendimmarrëse për fushën e prokurimeve janë Ministria e Shëndetësisë, spitalet, sektori privat, grosistet, importuesit, farmacitë, prodhuesit. Sipas studimit të BB-së, cenimet e konstatuara në procesin e Prokurimit të Barnave kanë të bëjnë me përcaktimin e sasisë së barnave që do të prokurohen sipas nevojave të spitalit. "Nuk ka një listë të nevojave minimale sipas çdo shërbimi. Në procesin e tenderimit nuk përcaktohen madhësia e tenderit, rishikimet e stafit dhe Komisionit të Tenderit, si edhe koha e shpërndarjes së barnave", referon studimi. Po ashtu, sipas BB-së, shpërndarja e barnave nuk korrespondon me normat e konsumit, kontratat midis fituesit dhe spitaleve nuk janë të qarta. Po ashtu nuk ka parashikime për situatat emergjente, si dhe nuk ka një trajektore të qartë të marrjes së barnave nga farmacia qendrore e spitalit tek i sëmuri. Disa nga sugjerimet e specialistëve të BB-së për të përmirësuar procesin e tenderimeve përfshijnë pikërisht pjesën e planifikimit dhe të përcaktimit të saktë të nevojave të shumicës të të sëmurëve. "Nevojitet hartimi i kontratave të qarta për sa i takon kohës së shpërndarjes dhe kërkesave. Duhet të eliminohen kontratat ekstra me spitalet dhe njëkohësisht të negociohen çmimet e barnave, duke iu referuar çmimeve ndërkombëtare", sugjerojnë ekspertët.
Emergjencat për medikamentet
Mungon planifikimi
për rastet urgjente
Sugjerimet e studimit të Bankës Botërore duhet të merren parasysh, duke parë edhe situatën e krijuar që me nisjen e vitit 2008 në spitalin më të madh të vendit. "Nënë Tereza" është përfshirë nga një krizë barnash, për të cilat deklarohet: "Nuk janë kryer tenderët". Mungesa ilaçesh në pavijonet specifike, mungesë reagjentësh apo pajisjesh diagnostikuese shëndetësore edhe për rastet emergjente. Të gjitha këto sepse nuk u realizuan tenderët. Për këtë, Banka Botërore ka sugjeruar që në përmirësim të situatës të bëhet më mirë faza e planifikimeve. Nevojitet gjithashtu përmirësimi i ligjit kombëtar të prokurimeve me amendamente të veçanta për barna specifike. Rekomandohet që të instalohen sisteme informatike menaxhimi me një bazë të dhënash ndërspitalore. Në rastet e emergjencave do të duhet të futen të gjithë pacientët, të cilët nëse ndërpresin trajtimin nuk arrijnë të përmirësohen dhe në të njëjtën kohë rëndojnë më shumë koston financiare. Një nga këto sëmundje është edhe hepatiti, që aktualisht trajtohet me fond të veçantë.
Shpërndarja nga farmacia te pacienti
Nuk ka një trajektore të
qartë të marrjes së ilaçeve
Shpërndarja e ilaçeve nga farmacia qendrore e spitalit deri në duart e pacientit nuk është e qartë. Për këtë duhen marrë masa për të mos lënë të sëmurët pa medikament dhe në të njëjtën kohë për të mos rënduar koston e mëtejshme të spitalit. Menaxhimi më i mirë i fondeve spitalore, ilaçeve dhe të gjitha mjeteve mjekësore ishte dhe një nga sugjerimet kryesore të Urdhrit të Mjekëve. Por deri tani në spital vetëm shërbimi i Onkologjisë ka arritur të gjejë një rrugë të mesme. Sipas një urdhri të brendshëm të QSUT-së, medikamentet për sëmundjet tumorale do të tërhiqen nga farmacia qendrore e spitalit vetëm në rastet kur paraqitet vetë pacienti ose i afërmi i tyre. Ky rregull u vendos për të eliminuar mundësinë e përvetësimit të barnave nga personeli mjekësor, pas gjetjes së ilaçeve me vulën e spitalit në një nga klinikat private. "Nuk ka një trajektore të qartë të marrjes së barnave nga farmacia qendrore e spitalit te pacienti, për këtë sugjerohet instalimi i një rrjeti të dhënash brenda spitalit", thuhet në studimin e Bankës Botërore.