"Akademia e Shkencave shkeli rregullat e garës"
Një grup kandidatësh për anëtarë të asociuar të Akademisë së Shkencave, në një letër dërguar zëvendëskryeministrit, Genc Pollo, kanë shprehur kundërshtinë e tyre, lidhur me përjashtimin nga konkurrimi të kandidaturave nga shkencat "Ekonomi, Sociologji, Drejtësi". Ata e kanë cilësuar këtë përjashtim "një vendim arbitrar dhe në kundërshtim me të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Nënshkruesit e kësaj letre janë Prof. Dr. Aurela Anastasi, Prof.Dr. Edmond Dragoti, Prof. Dr. Esmeralda Uruçi, Prof.Dr. Ilia Telo, Prof.Dr. Kosta Barjaba. Sipas tyre është shkelur parimi i sigurisë juridike, i cili përbën një nga parimet kryesore mbi të cilat ndërtohet Shteti i së Drejtës. Ata kanë theksuar se shkelja fillon që në procedura. Kjo pasi thirrja për paraqitjen e kandidaturave për anëtarë të asociuar të Akademisë së Shkencave edhe në fushën: ekonomi, sociologji, drejtësi", është publikuar në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Madje edhe pas vendimit për përjashtim të këtyre kandidaturave, kjo thirrje publike qëndron e afishuar zyrtarisht.
Pas paraqitjes së argumenteve mbështetëse, grupi i kandidatëve për anëtarë të asociuar në Akademinë e Shkencave ka kërkuar që të rishikohet çdo vendim që përjashton nga votimi kandidatët e fushës "Ekonomi-Sociologji-Drejtësi" nga gara përfundimtare.
"Eliminim nuk mund të kryhet në mënyrë të njëanshme. Nëse kishte shkaqe të përligjura objektivisht për ta bërë këtë, atëherë Akademia e Shkencave duhet të respektonte disa procedura. Ky vendim mund të ndërmerrej vetëm me miratimin e organeve drejtuese që përgatitën thirrjen për aplikime dhe me të njëjtën procedurë që kishin ndjekur për vendosjen e kësaj fushe", theksojnë ata duke vijuar se "nëse kjo do të ndodhte, ishte detyrim ligjor i Akademisë që ky vendim i ri, së bashku me shkaqet që e detyruan organin kompetent për ta bërë atë, të ishte publikuar sërish në internet, me qëllim që të respektoheshin parimi i transparencës dhe të gjitha parimet e tjera të sanksionuara nga Kodi i Procedurave Administrative të RSH. Mekanizmat e demokracisë institucionale nuk mund të lejojnë asnjë institucion e aq më pak një tempull të shkencës shqiptare, të veprojë pa rregullin dhe transparencën e duhur". Në letër theksohet se një vendim për eliminimin e fushës, vetëm përpara garës finale, nuk mund të justifikohet me faktin se asnjë kandidat i kësaj fushe nuk përmbush kriteret. Kjo pasi çdo kandidat vlerësohet individualisht nga një komision ekspertësh të fushës përkatëse dhe jo nga organet drejtuese administrative të Akademisë së Shkencave. Konkurrimi zhvillohet midis kandidatëve që kanë aplikuar dhe përzgjedhja kryhet nga radhët e tyre. "Ne jemi vënë në dijeni, saktësojnë ata në letër se, grupet e vlerësimit pranë seksioneve kanë bërë vlerësimet përkatëse mbi bazën e recenzentëve dhe kanë vendosur një klasifikim midis radhëve tona. Madje, ne rezervojmë të drejtën të njihemi me vlerësimin, pasi mbi atë bazë kemi të drejtën kushtetuese për ankimim". Në përputhje me etikën institucionale dhe standardet evropiane, ata kanë kërkuar që "ky vendim i ekspertëve të bëhet transparent, apo të publikohet përmes faqes së Internetit. Kjo duhet të ndodhë që jo vetëm kandidatët, por edhe publiku të njihet me të gjithë konkurrentët e përzgjedhur që do të votohen nga Asambleja". A.Rr.