Lejet e ndërtimit, bashkitë kundër "parimit të heshtjes"
Përpara se të mbërrijë në tavolinën e Këshillit të Ministrave e më tej në Parlament projektligji "Për planifikimin e territorit" është diskutuar edhe një herë përfaqësues të MPPTT, Bashkive, Komunave, Qarqeve, Shoqatës së Ndërtuesve dhe Arkitektëve, grupeve të tjera të interesit. Parimi i pranimit në heshtje për një leje ndërtimi, pas një afati 45 ditor nga disa e kërkesës është kundërshtuar më fort nga përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, por edhe nga bashkiakët e Fierit. Juristi Agolli është shprehur se në teori ky projektligj duket në rregull, por praktikisht do të jetë shumë e vështirë që ai të zbatohet për vetë faktin se koha e shqyrtimit të një dosjeje për leje ndërtimi vetëm 45 ditë është mjaft e shkurtër. Lidhur me këtë pikë edhe përfaqësuesit e Bashkisë së Fierit kanë thënë se kjo do t‘u hapë rrugë abuzimeve, pasi për ato dosje materialet e të cilave nuk do të ketë kush kohë që t‘i shqyrtojë do të marrin përgjigje negative edhe kur kjo nuk është e drejtë. Nga ana tjetër, përfaqësuesit bashkiakë janë shprehur se me këtë ndryshim ligjor do të ketë nevojë për kapacitete të reja dhe angazhim më të madh të burimeve njerëzore, që ndryshe përkthehet si financim më i madh. Dritan Agolli ka kërkuar gjithashtu që qeveria ose Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit të përcaktojë disa kushte dhe kritere për të gjithë ndërtuesit përpara se ata të paraqesin këto kërkesa për leje ndërtimi.
Krejtësisht dakord me këtë draft janë shprehur përfaqësuesit e Shoqatës së Arkitektëve. Ndërsa ministri i MPPTT, Sokol Olldashi,
tha se "kemi një ligj të gjithanshëm, që bashkon dhe normalizon atë që do të jetë kuadri i ardhshëm ligjor i urbanistikës, një ligj që reflekton parimin e pranimit në heshtje, i cili shpëton nga burokracitë e stërzgjatura qoftë të bashkive apo komunave dhe kemi një ligj që është në përputhje të plotë me standardet evropiane". Përfaqësuesit e Bashkisë së Elbasanit kanë shprehur pretendimet se koha e lënë në dispozicion nga qeveria për hartimin e planeve rregulluese të qyteteve vetëm për një vit është shumë e shkurtër dhe e pamjaftueshme për ta realizuar një detyrim të tillë.