Poliklinikat, një pagë shpërblim për punonjësit
Mjekët dhe punonjësit e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin do të marrin shpërblime sipas punës dhe jo sipas një tarife fikse. Në bazë të kontributit secili prej tyre do të marrë një shtesë page me rastin e festave, vlera e të cilës mund të arrijë deri në një rrogë mujore. Sipas Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në bazë të reformës së ndërmarrë në sistemin shëndetësor parësor, duke pasur parasysh edhe rregullat e kësaj reforme, shpërblimi jepet në bazë të punës.
Bazuar në performancën e realizuar nga qendrat shëndetësore, ISKSH do të shpërblejë të gjithë punonjësit e këtyre qendrave për festat e fundvitit. Ndryshe nga vitet e tjera, shpërblimi nuk do të jetë një shumë fikse e përcaktuar, por pikërisht bazuar në punën e kryer dhe shërbimin e ofruar ndaj pacientëve. Sipas të dhënave rezulton se shpërblimi në këtë fundviti është deri në një pagë mujore për mjekët dhe stafin tjetër. Ky shpërblim bazohet në 10% shtesë për performancë dhe 5% shtesë për cilësinë e shërbimit (bonusi). Mbështetur në evidencat e periudhës janar-nëntor 2008, rezulton se shpenzimet për buxhetin për aktivitet, 10% shtesë mbi pagën për performancë, janë realizuar në masën 74.4 % në shkallë vendi dhe bonusi 5% shtesë për cilësinë e shërbimit, është realizuar në masën 44.2 %. Në bazë të evidencave të paraqitura del se financimi i buxhetit për aktivitet (10% i performancës) për çdo qendër shëndetësore, të jetë realizuar nga 8-100%. Buxheti për bonus për çdo qendër shëndetësore është realizuar nga 2-81%. Sipas informacioneve rezulton se për 6-mujorin e parë të vitit 2008, të gjitha qendrat shëndetësore kanë dhënë deri në një pagë shpërblim për rezultatet e arritura. Mbështetur në realizimin e 11-mujorit dhe në buxhetin e akorduar, qendrat shëndetësore do të japin deri një pagë tjetër shpërblim për rezultatet e arritura në këtë fundviti. Nga dhënia e pagës së dytë shpërblim përfitojnë rreth 9300 punonjës në 419 qendra shëndetësore, me një fond rreth 260 milionë lekë. Në total, masa e shpërblimit për punonjësit e qendrave shëndetësore përfshi edhe pagën e dhënë në fund të 6-mujorit të parë shkon në rreth 440 milionë lekë. Të gjitha këto fonde janë të parashikuara në buxhetin e qendrave shëndetësore të vitit 2008.
Më mirë në realizimin e këtij treguesi paraqiten qendrat shëndetësore të rajonit Tiranë, të cilat kanë tërhequr 63-98% të buxhetit për aktivitet, Vlorë 44-99%, Tropojë 93-100%, Berat 35-100%, Kukës 34-91%, Korçë 28-99%, Elbasan 18-94%, Shkodër 18-99%. Ndërsa realizimi i buxhetit për bonus varion nga 24-54 %. Më mirë paraqiten Vlora dhe Kukësi me 54% secila, Dibra 49%, Korça 48%, Shkodra 46%, Tirana 45%, Berati 43%.
Sakaq, mjekët e qendrave të mëdha shëndetësore do të marrin një shpërblim fiks të gjithë. Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave shpërblimi për ta do të jetë vetëm 10 mijë lekë.