Rama: Meta? Kodi Zgjedhor është i mbyllur, dera mbetet e hapur
Edi Rama dhe Ilir Meta
zbusin tonet, por
mbeten ende larg takim
it. Një ditë pas kërkesës
publike të kreut të Lëvizjes Socialiste
për Integrim reagoi publikisht
lideri i opozitës. "Qëndrimi
ynë ka qenë dhe mbetet i
qartë", konfirmoi Rama. Sipas tij,
Kodi Zgjedhor është një çështje
e mbyllur, ndërsa dera e Partisë
Socialiste është gjithnjë e hapur.
"Po të dojë vërtet të bashkohet
dhe të luftojë me ne, Ilir Meta ta
thotë dhe mirë se të vijë", theksoi
Rama. Por, vijoi ai, fatkeqësisht,
u bënë kohë, që ai çfarë
thotë një ditë, nuk e thotë një ditë
tjetër. Deklarata e Ramës, gjithsesi,
mund të cilësohet si zbutje
tonesh për shkak se në rastet e
shkuara, kundërpërgjigjet për
nismat e Metës janë dhënë nga
Mimi Kodheli zëdhënëse e Kryesisë
së PS-së. Kjo, pavarësisht se
nuk është pritur fort mirë nga
Lëvizja Socialiste për Integrim.
Nënkryetari i LSI-së Sokol Axhemi
deklaroi në orët e darkës së
Rama duhet të reflektojë. Ai gjeti
rastin të shprehë keqardhje për
mllefin dhe iracionalitetin e
Ramës. "Rama duhet t‘i shërbejë
bashkëpunimit të së majtës. Ai
nuk duhet të çojë ujë në vijën e
Berishës", theksoi Axhemi. Burimet
nga Lëvizja Socialiste për
Integrim deklaruan dje se po vijojnë
kontaktet mes negociatorit
të kësaj partie, Sabit Brokaj, dhe
tre personaliteteve të së majtës.
Bisedimet reciproke me Dritëro
Agollin, Rexhep Meidanin dhe
Servet Pëllumbin synojnë të krijojnë
klimën e përshtatshme për
të mundësuar takimin mes
Ramës dhe Metës. Burimet partiake
nga selia rozë sqarojnë se ajo
çka mund të tentohet të arrihet
ka të bëjë me një pakt mossulmimi
mes dy partive që të mundësojë
pozicionimin qartazi përballë
Berishës. Synimi primar i të
dyja partive për ta larguar nga
pushteti në zgjedhjet parlamentare
të vitit 2009. Edhe nëse nuk
ndryshohet Kodi Zgjedhor mbetet
e hapur mundësia për të përfituar
Lëvizja Socialiste për Integrim
një vend anëtari të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve. Kjo
për aq kohë sa në Kodin Zgjedhor,
për këtë nivel komisionesh
nuk ka përcaktim forcash politike
me emra. Aty thuhet se partitë
e vogla të majta e të djathta
propozojnë nga një anëtar dhe
ajo që krijon lobingun më të
madh arrin të marrë përfaqësimin.
Dy ditë më parë, Ilir Meta,
në respekt të shqetësimeve dhe
preokupimeve të sinqerta të
Meidanit, Agollit e Pëllumbit për
bashkëpunim të së majtës ofroi
si negociator nga LSI profesorin
Sabit Brokaj. LSI shprehu konsideratat
e saj, për shqetësimet dhe
preokupimet e tyre duke besuar
se janë vërtet të sinqerta. Meta
shprehu vendosmërinë, për të
qenë i hapur për dialog, për të
qenë i hapur për t‘u takuar me
zotin Rama, sa më shpejt që të
jetë e mundur. "U kërkoj, si zotit
Mejdani, si zotit Agolli, si zotit
Pëllumbi, meqenëse ata janë
pjesë e Partisë Socialiste, që të
japin kontributin dhe ndikimin
e tyre, për t‘u realizuar ky bashkëpunim",
tha Meta. Në ditët në
vijim mbetet për t‘u parë ecuria
e dialogut të nisur mes dy partive
kryesore të së majtës shqiptare.
Teksa ndodhemi gjashtë muaj
para zgjedhjeve të ardhshme
parlamentare dhe Kodi i Ri Zgjedhor
ende nuk ka marrë formën
përfundimtare.
zbusin tonet, por
mbeten ende larg takim
it. Një ditë pas kërkesës
publike të kreut të Lëvizjes Socialiste
për Integrim reagoi publikisht
lideri i opozitës. "Qëndrimi
ynë ka qenë dhe mbetet i
qartë", konfirmoi Rama. Sipas tij,
Kodi Zgjedhor është një çështje
e mbyllur, ndërsa dera e Partisë
Socialiste është gjithnjë e hapur.
"Po të dojë vërtet të bashkohet
dhe të luftojë me ne, Ilir Meta ta
thotë dhe mirë se të vijë", theksoi
Rama. Por, vijoi ai, fatkeqësisht,
u bënë kohë, që ai çfarë
thotë një ditë, nuk e thotë një ditë
tjetër. Deklarata e Ramës, gjithsesi,
mund të cilësohet si zbutje
tonesh për shkak se në rastet e
shkuara, kundërpërgjigjet për
nismat e Metës janë dhënë nga
Mimi Kodheli zëdhënëse e Kryesisë
së PS-së. Kjo, pavarësisht se
nuk është pritur fort mirë nga
Lëvizja Socialiste për Integrim.
Nënkryetari i LSI-së Sokol Axhemi
deklaroi në orët e darkës së
Rama duhet të reflektojë. Ai gjeti
rastin të shprehë keqardhje për
mllefin dhe iracionalitetin e
Ramës. "Rama duhet t‘i shërbejë
bashkëpunimit të së majtës. Ai
nuk duhet të çojë ujë në vijën e
Berishës", theksoi Axhemi. Burimet
nga Lëvizja Socialiste për
Integrim deklaruan dje se po vijojnë
kontaktet mes negociatorit
të kësaj partie, Sabit Brokaj, dhe
tre personaliteteve të së majtës.
Bisedimet reciproke me Dritëro
Agollin, Rexhep Meidanin dhe
Servet Pëllumbin synojnë të krijojnë
klimën e përshtatshme për
të mundësuar takimin mes
Ramës dhe Metës. Burimet partiake
nga selia rozë sqarojnë se ajo
çka mund të tentohet të arrihet
ka të bëjë me një pakt mossulmimi
mes dy partive që të mundësojë
pozicionimin qartazi përballë
Berishës. Synimi primar i të
dyja partive për ta larguar nga
pushteti në zgjedhjet parlamentare
të vitit 2009. Edhe nëse nuk
ndryshohet Kodi Zgjedhor mbetet
e hapur mundësia për të përfituar
Lëvizja Socialiste për Integrim
një vend anëtari të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve. Kjo
për aq kohë sa në Kodin Zgjedhor,
për këtë nivel komisionesh
nuk ka përcaktim forcash politike
me emra. Aty thuhet se partitë
e vogla të majta e të djathta
propozojnë nga një anëtar dhe
ajo që krijon lobingun më të
madh arrin të marrë përfaqësimin.
Dy ditë më parë, Ilir Meta,
në respekt të shqetësimeve dhe
preokupimeve të sinqerta të
Meidanit, Agollit e Pëllumbit për
bashkëpunim të së majtës ofroi
si negociator nga LSI profesorin
Sabit Brokaj. LSI shprehu konsideratat
e saj, për shqetësimet dhe
preokupimet e tyre duke besuar
se janë vërtet të sinqerta. Meta
shprehu vendosmërinë, për të
qenë i hapur për dialog, për të
qenë i hapur për t‘u takuar me
zotin Rama, sa më shpejt që të
jetë e mundur. "U kërkoj, si zotit
Mejdani, si zotit Agolli, si zotit
Pëllumbi, meqenëse ata janë
pjesë e Partisë Socialiste, që të
japin kontributin dhe ndikimin
e tyre, për t‘u realizuar ky bashkëpunim",
tha Meta. Në ditët në
vijim mbetet për t‘u parë ecuria
e dialogut të nisur mes dy partive
kryesore të së majtës shqiptare.
Teksa ndodhemi gjashtë muaj
para zgjedhjeve të ardhshme
parlamentare dhe Kodi i Ri Zgjedhor
ende nuk ka marrë formën
përfundimtare.