Asnjë ceremoni zyrtare për komandot e kthyer nga Iraku
Mbërriti në atdhe një
pjesë e kontingjentit
ushtarak shqiptar
që përfundoi misionin
ndërkombëtar në Irak, në
kuadër të forcave të Kombeve të
Bashkuara. Në Aeroportin e Rinasit,
çuditërisht kishte vetëm familjarë.
As Kryeministri, as Presidenti
i Republikës, nuk ndodheshin në
aeroport në momentin e mbërritjes
së kontingjentit ushtarak me
të cilin kemi pesë vjet që krenohemi.
Forcat shqiptare që shërbyen
në Irak shoqëroheshin nga ministri
i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili
ishte me ta gjatë rrugës së kthimit.
Në tokën mëmë nuk u zhvillua asnjë
ceremoni për pritjen e kontingjentit
të parë ushtarak shqiptar
që përfundoi misionin
ndërkombëtar në Irak. Ditën e
nisjes, 95 ushtarakët shqiptarë u
përcollën nga Bagdadi me ceremoni.
U mbajt një fjalim, u falënderuan
nga ushtarakë të lartë të misionit
ndërkombëtar.
Në këtë ceremoni përcjellëse
mjaft domethënëse ku ishte i
pranishëm ministri shqiptar i
Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të
Përgjithshëm, u ul flamuri ynë kombëtar
që simbolizoi edhe përfundimin
e misionit të trupave tona
atje. Teksa pamë avionin me 95
ushtarët shqiptarë që përfunduan
me sukses misionin e tyre, të
ulej në Aeroportin e Rinasit, të
gjithë prisnim të shikonim në pistë
personalitetet e shtetit dhe ndonjë
ceremoni. Në pistë kishte vetëm
familjarë që qanin nga gëzimi,
fëmijë që hidheshin nga gëzimi
dhe gazetarë. Ministri i Mbrojtjes,
Gazmend Oketa, i cili kishte udhëtuar
së bashku me këta ushtarakë
që nga Bagdadi deri në Tiranë i
falënderoi ushtarakët që mbajtën
lart me nder flamurin shqiptar në
një konferencë për shtyp që dha
në aeroport për gazetarët. Asgjë
tjetër. Të gjithë i mbajmë mend
ceremonitë madhështore që organizoheshin
sa herë që në Irak nisej
ndonjë kontingjent me ushtarë.
Në ceremoninë e fundit ishte i
pranishëm edhe Kryeministri Berisha,
edhe ambasadori amerikan
në Tiranë. Banda e ushtrisë i përcolli
ushtarakët shqiptarë derisa u
futën në avionin me të cilin u nisën
drejt Irakut. Por në kthim askush
nuk mendoi që të organizonte një
ceremoni pritjeje, megjithëse meritat
e tyre i ngrenë në qiell dhe i
përdorin sa herë që numërojnë
arritjet e qeverisjes. Sa herë që
duan të krenohen për ritmet e
shpejta me të cilat Shqipëria po i
afrohet anëtarësimit të plotë në
strukturat euroatlantike merret si
shembull kontributi i forcave tona
paqeruajtëse. Por kur këta njerëz
me të cilët krenohemi, kthehen në
atdhe, askush nuk del t‘i falënderojë
dhe t‘i nderojë.
pjesë e kontingjentit
ushtarak shqiptar
që përfundoi misionin
ndërkombëtar në Irak, në
kuadër të forcave të Kombeve të
Bashkuara. Në Aeroportin e Rinasit,
çuditërisht kishte vetëm familjarë.
As Kryeministri, as Presidenti
i Republikës, nuk ndodheshin në
aeroport në momentin e mbërritjes
së kontingjentit ushtarak me
të cilin kemi pesë vjet që krenohemi.
Forcat shqiptare që shërbyen
në Irak shoqëroheshin nga ministri
i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili
ishte me ta gjatë rrugës së kthimit.
Në tokën mëmë nuk u zhvillua asnjë
ceremoni për pritjen e kontingjentit
të parë ushtarak shqiptar
që përfundoi misionin
ndërkombëtar në Irak. Ditën e
nisjes, 95 ushtarakët shqiptarë u
përcollën nga Bagdadi me ceremoni.
U mbajt një fjalim, u falënderuan
nga ushtarakë të lartë të misionit
ndërkombëtar.
Në këtë ceremoni përcjellëse
mjaft domethënëse ku ishte i
pranishëm ministri shqiptar i
Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të
Përgjithshëm, u ul flamuri ynë kombëtar
që simbolizoi edhe përfundimin
e misionit të trupave tona
atje. Teksa pamë avionin me 95
ushtarët shqiptarë që përfunduan
me sukses misionin e tyre, të
ulej në Aeroportin e Rinasit, të
gjithë prisnim të shikonim në pistë
personalitetet e shtetit dhe ndonjë
ceremoni. Në pistë kishte vetëm
familjarë që qanin nga gëzimi,
fëmijë që hidheshin nga gëzimi
dhe gazetarë. Ministri i Mbrojtjes,
Gazmend Oketa, i cili kishte udhëtuar
së bashku me këta ushtarakë
që nga Bagdadi deri në Tiranë i
falënderoi ushtarakët që mbajtën
lart me nder flamurin shqiptar në
një konferencë për shtyp që dha
në aeroport për gazetarët. Asgjë
tjetër. Të gjithë i mbajmë mend
ceremonitë madhështore që organizoheshin
sa herë që në Irak nisej
ndonjë kontingjent me ushtarë.
Në ceremoninë e fundit ishte i
pranishëm edhe Kryeministri Berisha,
edhe ambasadori amerikan
në Tiranë. Banda e ushtrisë i përcolli
ushtarakët shqiptarë derisa u
futën në avionin me të cilin u nisën
drejt Irakut. Por në kthim askush
nuk mendoi që të organizonte një
ceremoni pritjeje, megjithëse meritat
e tyre i ngrenë në qiell dhe i
përdorin sa herë që numërojnë
arritjet e qeverisjes. Sa herë që
duan të krenohen për ritmet e
shpejta me të cilat Shqipëria po i
afrohet anëtarësimit të plotë në
strukturat euroatlantike merret si
shembull kontributi i forcave tona
paqeruajtëse. Por kur këta njerëz
me të cilët krenohemi, kthehen në
atdhe, askush nuk del t‘i falënderojë
dhe t‘i nderojë.