Pegi, 2 vjecarja qe dashuron pikturen Sonila Isaku
Peneli ne duart e saj duket sikur qendron tek nje profesioniste qe te kete mbaruar universitetin. Po keshtu edhe menyra se si ajo e punon dhe shperndan bojen te duket sikur perpara ke ndonje piktor me fame boterore, por ne te vertete eshte Pegi nje vajze qe sapo ka mbushur dy vjec. Ajo dashuron shume ngjyrat, natyren dhe pikturat e saj pavaresisht se jane abstrakte kane nje harmonizim te ngjyrave aq sa te mendosh se ajo talentin e ka nje dhunti.
Personazhi
Pegi Skraparlliu sapo ka mbushur 2 vjec, dhe asaj i pelqen shume piktura. Dashuria e saj per pikturen nuk eshte e rastesishme, pasi nena e saj Silvana ka studiuar per pikture ndersa babai i saj Flamuri edhe pse me profesion ushtarak, ka pasion pikturen. E rritur ne nje mjedis te tille, ku piktura eshte pjese e jetes se familjes Skraparlliu, nuk mund te ndodhte ndryshe, qe edhe ajo te mos e dashuronte kete art te bukur. Qe ne hapat e para te jetes se saj, Pegi komunikonte me penelin, ngjyrat, telajot, emrat e te cilave ajo i shpreh lirshem. Kur e pyet Pegin cfare do te behesh ne te ardhmen, ajo thote piktore sepse do t'i ngjaj mamit dhe babit, ndersa kur e pyet se cfare te pelqen te pikturosh, ajo me nje buzeqeshje rrezatuese e nje perkedhelje femijerore pergjigjet natyren se ka shume lule dhe zogj. Ne kohen e saj te lire ka shume pak kukulla, makina apo nje xhiro tek kendi i lojerave. Per te hedhja e bojes, pastes, peneli jane lodrat me te bukura qe prinderit i kane falur. "Tashme muajin e fundit ka ecur edhe me shume, di te kompozoje nje fytyre ndersa pak kohe me pare asaj nuk arrinte ti jepte forme" pohon Silvana, mamaja e Pegit.
Pikturat
Pegi vete te tregon pikturat e saj telajo shume ngjyreshe duke na thene "Ja ja piktura ime", "e ka bere Pegi kete". Duke biseduar me ne ajo kap shpejt nje penel dhe duke dashur te na tregoje fillon me shume shkathtesi marrjen e bojerave dhe hedhjen e ngjyrave ne telaje te vendosur posacerisht per te. Ndersa e shikon se si pikturon, trupin ta pershkojne emocione te vecanta sepse kur mendon qe eshte vetem dy vjece cilido prind do te donte qe edhe femija i vet te kishte pak "talent Pegi".
"Me pelqejne shume pikturat, keto ketu jane vetem dy qe kam bere tani ne fund" te thote vogelushja me gjysma e gjysma fjalesh. Ne shtepine e Pegit sheh vetem telajo, bojera, penel dhe sa here qe vogelushja "gjen pak kohe te lire" hedh frymezimin mbi pelhuren e bardhe.
Duke u larguar nga ky femije i dashur dhe i talentuar mendojme se ne te ardhmen kur ajo te jete rritur te degjojme emrin e saj, ne ekspozita te medha e pse jo edhe si nje nga piktoret me fame ne bote. Me doren e vogel qe tund per te te pershendetur duket sikur thote mire se te vini ne studion time, ne te ardhmen.