E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e sporteve “Vojo Kushi”, në tetor universitet



Tiranë - Akademia e edukimit fizik dhe sporteve “Vojo Kushi”, në Tiranë, në tetor të këtij viti do të kthehet në universitet. Statusi i ri i kësaj akademie, do të fillojë të zbatohet në fillimi e vitit akademik 2008-2009. Akademia e Sporteve do të funksionojë si të nëntë universitetet e tjera të vendit, ndërsa titullin “Akademi” do ta ketë vetëm Akademia e Arteve, deri sa edhe ajo të kthehet në universitet. Si rrjedhojë, studentët e Akademisë së Sporteve do të kryejnë 3 vite universitet dhe më pas 2 vjet master. Struktura organizative e akademisë së edukimit fizik dhe sporteve “Vojo Kushi” përbëhet nga senati, rektorati, katër departamente dhe administrata. Në departamente bëjnë pjesë: Departamenti i shkencave të Edukimit Profesional, Departamenti i Sporteve Individuale dhe Kalitëse, Departamenti i Lojërave Sportive dhe i Mjekësisë Sportive.

21 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›