Akcizat, sugjerohet tjetër rritje për duhanin
Rritja e akcizës nuk do të ndalet, edhe pse është dyfishuar brenda katër viteve. Bëhet fjalë për mallin e luksit duhan, që për Ministrinë e Financave pos shkakton më shumë dëm ekonomik, sesa mendohet. Në vitin 2005, akciza e duhanit ishte rreth 10 euro për kilogramë, kurse tani qeveria e ka bërë 20 euro. Për ministrin e Financave, ky nivel konsiderohet i ulët dhe do të tentohet një unifikim i taksës me vendet e rajonit, si mundësi e madhe për të shmangur kontrabandën. Dje Parlamenti miratoi Paketën Fiskale 2009, duke aprovuar ndryshimin e 6 ligjeve, mes tyre dhe të akcizës, e cila parashikon rritje takse për kafenë, pijet alkoolike dhe duhanin. Konkretisht, ndryshimet e parashikuara në nivelet e akcizës sjellin një rritje në masën rreth 50 për qind për kafenë dhe pijet alkoolike dhe rritjen me 25 për qind për cigaret. Anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Sybi Hida, tha në Parlament se nevojiten masa shtrënguese për të frenuar konsumin e alkoolit dhe duhanit. "Nuk është puna që përmes akcizave të larta të rrisim të ardhurat në buxhet. Sipas një studimi nga një paketë duhan e konsumuar ekonomia humbet rreth 9 dollarë, për shkak se të sëmurët kanë kosto më të lartë, sesa norma e taksës. Edhe për alkoolistët ndodh e njëjta gjë. Tjetër arsye e rritjes lidhet edhe me përafrimin e niveleve të BE-së. Për këtë shkak e përshëndes paketën e ndryshimeve fiskale", tha Hida, njëkohësisht ekspert i fushës fiskale.
Gjatë diskutimeve në Parlament, deputeti Edmond Spaho, në emër të Komisionit të Ekonomisë sugjeroi disa ndryshime në ligjin për taksat vendore. Sipas tij, taksa e tabelës së reklamës nuk duhet të jetë e njëjtë në gjithë vendin, por në varësi të zonës. Kështu u propozua që tabela elektronike e reklamave të mos jetë për të gjithë 45 mijë lekë metri katror, por vetëm në Tiranë, kurse për qytet-qark, 50 për qind më pak. Ish-zëvendësministri i Financave, Florjon Mima, nënvizoi rëndësinë që ka ligji "Për procedurat tatimore", i cili sanksionon mospagimin e taksave në rast se biznesi nuk merr rimbursimin e TVSH-së brenda muajit. Tashmë deputeti i PD-së, Mima, kërkoi më shumë përgjegjësi nga administrata tatimore, ndërsa i propozoi biznesit të jetë partner në luftën kundër evazionit fiskal.
Gjokë Uldedaj, deputeti i Shkodrës që vjen nga radhët e biznesit, theksoi ndryshimin e madh që i është bërë taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet që janë në proces legalizimi. "Ulja e taksës në 0.5 për qind nxit biznesin të zhvillohet më shumë, ndërsa stimulon procesin të ecë më shpejtë", tha Uldedaj.
a.kola