E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Jemi kampionë në lojëra fati

Ministri i Financave është ndalur dje në ndryshimin e ligjit "Për lojërat e fatit", i cili sugjeron rritjen e taksave dhe fiksimin e tarifave. Për ministrin, Ridvan Bode, "Shqipëria është kampione në sektorin e lojërave të fatit. Zgjerimi i këtij sektori po rritet, ndërsa qeveria kërkon një monitorim më të mirë, në mënyrë që të garantohet transparenca në treg dhe një garanci për lojtarin". Ministri la të hapur mundësinë për t‘i rritur dhe më tej taksat për kazinotë dhe lojërat e fatit. Sipas ligjit të ri, taksa për kazinotë rritet deri me 500 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›