Inspektoriari i Lartë nis hetimin për pasuritë e deputetëve

20/05/2005 Përfundon procesi i deklarimit, Laskaj gjobit 14 zyrtarë të lartë dhe deputetë
Javën e ardhshme Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive do të nxjerrë raportin përfundimtar mbi deklarimet, që zyrtarët e lartë kanë dhënë pranë këtij institucioni. Zëdhënësja e këtij inspektoriati, Ida Vodica, tha dje, për “Metropol”, se ka përfunduar dorëzimi i formularëve dhe tashmë inspektorët po përpunojnë të dhënat për të bërë krahasimin logjik dhe aritmetik të pasurive që kanë deklaruar zyrtarët shqiptarë. Pra, do të bëhet krahasimi, nëse pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme janë në përputhje me të ardhurat, që janë deklaruar në formularët e dorëzuar. Pas përfundimit të këtij procesi do të fillojë një fazë e dytë hetimi mbi bizneset, apo dhe të ardhura të tjera, që mund të mos jenë regjistruar, apo janë në emër të personave të afërm të zyrtarëve. Në formularin e shpërndarë për deklarimin e pasurisë, politikanët apo zyrtarët e lartë shtetërorë duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre vjetore, pronat e patundshme, si dhe të gjitha dhuratat me një vlerë të caktuar. Faza e dytë e hetimit nuk do të bazohet vetëm në atë çka kanë deklaruar zyrtarët e shtetit, por dhe në atë që nuk është deklaruar gjatë procesit.
Gjobat
Përpara një muaji, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive u detyrua të paralajmërojë 55 funksionarë të lartë për masa administrative. Ndërsa para dy javësh është vendosur gjoba për 19 zyrtarë të lartë, mes tyre katër deputetë. Bahri Kollçaku, Ndriçim Babasi, Vangjel Dule dhe Shyqyri Duraku u gjobitën me rreth 25 mijë lekë të reja, pasi nuk kishin dorëzuar pranë këtij institucioni formularët përkatës. Pjesa tjetër ishin të zgjedhur vendorë, të cilët morën të njëjtën masë administrative, së bashku me paralajmërimin e rigjobitjes me 50 mijë lekë, në rast se formularët e deklarimit të pasurive nuk do të plotësoheshin. Burimet zyrtare shprehen se ishte aplikimi i kësaj mase, ajo që detyroi parlamentarët dhe zyrtarët e administratës shqiptare të nxitojnë për plotësimin e formularëve. Kjo dhe për vetë faktin se gjobitja me 500 mijë lekë do të shoqërohej me kallëzim në organet përkatëse. Vetëm para pak ditësh, Inspektoriati i Lartë deklaroi se është rritur volumi i punës në këtë institucion, për shkak të dorëzimit të një numri të madh deklaratash. Inspektoriati i Lartë kërkoi një muaj më parë ndryshimin e ligjit për hetimin e pasurive, duke kërkuar të drejtën dhe për të kontrolluar llogaritë bankare, që mund të kenë funksionarët e lartë, në shtete të ndryshme të botës.
Deputetët
Bari Kollçaku
Ndriçim Babasi
Vangjel Dule
Ndue Preka
Shyqyri Duraku
Vendorët
Ismail Dani
Thoma Runici
Hysni Buci
Gëzim Gjata
Ahmet Shira
Luigj Lleshi
Ndue Koleci
Pjetër Toni
Gjok Llesh Jaku
Mark Ruçi
Mustafa Mehmeti
Dhimitër Kote
Spiro Papa
Administrata
Auron Tare