“Do të marrim mandatet, por do të dorëzojmë imunitetin”
20/05/2005 Berisha prezanton në Vlorë kandidatët për deputetë
Kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar dje, në Vlorë, kandidatët për deputetë. Berisha ka përsëritur premtimin se, në rast se fiton zgjedhjet primare, do të jetë lufta kundër korrupsionit, duke e filluar më parë nga vetja dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Sipas tij, deputetët e PD-së do të dorëzojnë vullnetarisht imunitetin e deputetit për të qenë të barabartë përpara ligjit. “Korrupsioni do të jetë sfida ime e jetës në qeverisjen e ardhshme. Lufta ndaj tij do të fillojë nga Sali Berisha, nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, nga deputetët e më pas do të shtrihet në gjithë qeverinë. Ne do të lidhim një kontratë që, sapo të marrin mandatet në parlament, do të japim imunitetet tona që të jemi të barabartë para ligjit e çdo përpjekje që synon pastërtinë e luftën ndaj korrupsionit”, tha Berisha. Ndër të tjera, kryetari i PD-së ka deklaruar se nuk e mbështet ndërtimin e parkut industrial në gjirin e Vlorës, pasi kjo dëmton turizmin vendas. “Vlora është poli turistik më i fuqishëm i vendit, sepse turizmi është e ardhmja e këtij vendi. Por kjo qeveri i ka shpallur luftë turizmit. I ka shpallur luftë Pyllit të Vlorës dhe po e grabit atë. Ka mjaft zona të tjera, ku mund të zhvillohet parku industrial, por jashtë gjirit të Vlorës, ajo do të jetë turistike, siç e ka krijuar natyra”, tha Berisha. Moisi Meminaj, Ardian Kollozi, Xhevahir Rexhepi, Bujar Leskaj dhe Genci Panozaqi, janë emrat e prezantuar dje përpara elektoratit nga krerët më të lartë të PD-së, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli. Në takim merrte pjesë dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu. Berisha në fjalën e tij nuk i ka kursyer akuzat për kandidatët socialistë të Vlorës, duke i konsideruar ata bashkëpunëtorë në aferat e Kryeministrit.