Akordi, Reali Madridit merr dhe Tiago Silvën
I intervistuar nga uebsajdi brazilian Globoesport.com, menaxheri i mbrojtësit të Milanit Tiago Silva, Paulo Tonietto, ka konfirmuar ekzistencën e një tratativave ndërmjet Milanit dhe Real Madrid për transferimin e mbrojtësit brazilian. “Theksoj se Tiago Silva ndihet i lumtur tek Milan. Por, duhet ta pranojmë, që ekziston interesimi i Real Madrid për të. Madje pak kohë më parë një nga drejtuesit e Realit erdhi dhe më kërkoi informacione mbi dëshirën e Tiagos,. Për mendimin tim, shifra prej 25 milionë eurosh që ofron Real, i shkon përshtat aftësive të lojtarit. Por nuk e di nëse Milani do pranoj, sepse kjo nuk varet as nga unë dhe as nga Tiago”, thekson menaxheri.
Milan, dëmtohet Ronaldinjo, nuk luan ndaj Leçes
Tek Milani regjistrohet dëmtimi i parë sezonal, edhe nën drejtimin e trajnerit Masimiliano Alegri. Dje pas stërvitjes së zakonshme të pasdites ka qenë asi Ronaldinjo i cili ka pësuar një tërheqje muskuale. Braziliani pritet të zhvilloj analiza të mëtejshme në “Milan Lab”, por për momentin sipas një diagnoze paraprake të mjekëve të stafit kuqezi, Ronaldinjo rrezikon të mos luaj për të paktën një muaj, pra braziliani rrezikon të mos luaj edhe ndeshjen e parë të kampionatit italian të cilën Milani do ta luaj kundër Leçes. Megjithatë për të kuptuar më shumë mbi shkallën e dëmtimit të Ronaldinjos do duhet të presim të paktën 24 orë.
Portugalia, shkarkohet nga pankina Keirosh
Tekniku Karlos Kueiroz nuk do e vazhdoj më aventurën e tij në krye të kombëtares Portugeze. Sipas të përditshmes “Rekord”, aventura e Kueiroz me kombëtaren do mbyllet përfundimisht të premten, kur federata portugeze do mblidhet për të votuar formalisht një vendim i cili është marrë unanimisht ditë më parë. Kueiroz, përveçse në Botëror nuk dha atë që pritej, do i duhet të përballet me një hetim që është ngritur ndaj tij, për shkak të atyre ofendimeve publike që ka bërë kundër presidentit dhe mjekëve të federatës, gjatë turneut të Kupës së Botës, ku gjatë të cilit futbollistët portugeze kanë zhvilluar teste të shpeshta anti-dopingu.