Akreditimi, brenda muajit maj do të nisë procesi për Politeknikun
ani: “Akreditimi duhet të bëhet nga e njëjta agjenci për të gjitha universitetet”
Jonida Tashi
Procesi i akreditimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, do të nisë brenda muajit maj. Kjo do të thotë së gjatë vitit akademik 2010-2011, ky Universitet do të jetë i akredituar, me cilësi dhe standarde publike. Lajmi bëhet i ditur nga rektori i Universitetit Politeknik, Jorgaq Kacani, i cili shprehet se tashmë ka përfunduar projekti për vlerësimin e brendshëm të Universitetit dhe brenda muajit maj duhet të përfundojë dhe ai i jashtëm, përsa i përket cilësisë dhe standardeve që ofron ky institucion i arsimit të lartë.
Akreditimi
“Do të kalojmë procesin e vlerësimit të brendshëm që mendojmë ta realizojmë brenda muajit maj, me të cilin do të lidhemi në një detyrim ligjor, që është në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë e Akreditimit. Do të bëjmë kërkesë në mënyrë që edhe ky të ketë një kontroll nga ana e Agjencisë së Akreditimit, për procesin e vlerësimit të brendshëm në institucion. Në fund të majit, unë shpresoj që ne do të bëjmë kërkesën pranë Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë”,- shprehet rektori i Universitetit Politeknik. Në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Rektorëve, kreu i Politeknikut thotë se do të ishte një zgjidhje e mirë dhe e drejtë, që procesi i akreditimit të bëhet nga e njëjta agjenci akreditimi, qoftë ajo edhe e huaj, për të gjitha universitetet publike. “Ndoshta fakti që e njëjta agjenci akreditimi duhet të bëjë vlerësimin e jashtëm të të gjitha universiteteve, në mënyrë që ajo të jetë unike dhe të ketë një modul ose një njësi matëse për të gjitha universiteteve, në mënyrë që mbi bazën e kësaj njësie matëse, ose mbi bazën e stekës që është ngritur për cilësinë të bëhet dhe klasifikimi i universiteteve”,- deklaron Kaçani.
Gara
Procesi i akreditimit të universiteteve duket se ka vënë në garë universitetet publike të vendit, kjo jo vetëm për t’u renditur në krye të listës, por edhe për ta përfunduar sa më parë atë. Aktualisht procesi të akreditimit po i nënshtrohet dhe Universiteti i Tiranës, më i madhi në vend për nga numri i studentëve. Pas përfundimit të vetëvlerësimit në tetë fakultetet e Universitetit të Tiranës, brenda muajit prill pritet të nisë procesi i akreditimit, i cili do të bëhet nga një agjenci gjermane. Ky proces përfshin vlerësimin e standardeve dhe cilësisë që ofrojnë këto universitete dhe nuk ka lidhje direkte me vlefshmërinë e diplomave që ata lëshojnë, pasi ato njihen nga tregu i punës. Procesi i akreditimit është i rëndësishëm për universitetet e vendit tonë, pasi falë tij, për herë të parë ne do të kemi një renditje të universiteteve sipas cilësisë. Ndërkohë që mbi bazën e rezultateve do të merren edhe masat përkatëse për universitetet që nuk plotësojnë standardet. Vetëm në përfundim të këtij procesi ne do të mund të mësojmë nëse ja vlen të studiosh në një universitet publik apo privat dhe se sa vlerë ka një diplomë. Në vendin tonë numërohen 12 universitete publike.
Vlerësimi do të rendisë me pikë universitetet dhe programet e studimit
Vlerësimi do të paraqesë një renditje me pikë jo vetëm të universiteteve, por edhe të programeve të veçanta të studimit, pra për çdo diplomë. Kjo nismë do të mbështesë Ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë e Akreditimit në kryerjen e vlerësimit institucional të pavarur të universiteteve publike dhe private, kundrejt kërkesave dhe standardeve europiane të harmonizuara me ato kombëtare. Për rrjedhojë, shumë shpejt do të kemi një vlerësim ndërkombëtar të jashtëm të institucioneve kombëtare, përsa i takon cilësisë së tyre. Ndërkaq, vlerësimi i jashtëm i cilësisë në arsimin e lartë do të implementohet në tri faza. Faza përgatitore përcakton se Agjencia shqiptare e Akreditimit dhe kompania vlerësuese do të hartojnë planin kalendar dhe planin e vlerësimit. Ndërkohë që procesi i vlerësimit të universiteteve dhe Agjencisë Kombëtare të Akreditimit të Arsimit të Lartë do të bëhen paralelisht. Në këtë proces Agjencia e Akreditimit ka për detyrë të sigurojë informacionin e nevojshëm për çdo universitet, ndërsa kompania vlerësuese do të hartojë dhe prezantojë listën për vlerësimin institucional. Pas kësaj, grupi i ekspertëve do të verifikojë në vend të gjithë universitetet publike dhe private sipas agjendës së përgatitur. Agjencia do të koordinojë dhe asistojë të gjithë procesin e verifikimit në vend dhe respektimin e programit paraprak. Faza e fundit përcakton se grupi i vlerësimit paraqet raportet individuale të vlerësimit për çdo universitet të vlerësuar dhe raportin e vlerësimit për agjencinë. Në fund, rezultatet përfundimtare të këtij procesi për rreth 27 universitete në vend do t’i dorëzohen Ministrisë së Arsimit. Më pas, rezultatet e vlerësimit do të bëhen publike nga MASH-i, e cila mbi bazën e tyre (rezultateve) do të marrë dhe masat përkatëse ndaj universiteteve publike dhe private, që nuk plotësojnë standardet.
24 Shkurt 2010