E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Lezhe- Tirane. Nje i vdekur e kater te plagosur

 Një i vdekur dhe katër të plagosur janë shkaktuar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Lezhë- Tiranë. Në një kryqëzim të kësaj rruge janë përplasur dy automjetet një me targa Tirane me drejtues shtetasin Orion Irakli Pina 38- vjeç dhe automjeti tjetër me targa të Shkodrës me drejtues Edison Çelaj, 25- vjeç. 
Si rezultat i përplasjes ka gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi i automjetit me targa të Tiranës, 38- vjecari Pina. Sipas policisë janë plagosur rëndë edhe 3 shtetas të tjerë, drejtuesi i automjetit me targa të Shkodrës Edison Çelaj, si dhe pasagjerët e tij Xhulio dhe Gjergji Kasneci 22 dhe 23- vjeç.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qënë kalimi në kahun e gabuar i automjetit me taga të Tiranës duke u përplasur me automjetin me targa të Shkodrës e që më pas ka rënë në parcelën në anë të rrugës.

Aksi Lezhë- Tiranë është ndër më problematiket përsa i përket numrit të aksidenteve të cilat shtohen ndjeshëm në periudhen maj-shtator.

Lindita Kokaj 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›