E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkembi i Kavajes plazhi me i ndotur

 Plazhi ne bregdetin e Shkembit te Kavajes rezulton me i ndoturi ne gjithe gjatesin e plazhit qe nis nga muri rrethues i portit te Durresit. Ne dy pika te ndryshme derdhen ujerat e zeza, ndersa pushuesit qe kane nisur te popullojne kete plazh dita dites kerkojne marrjen e masave.
Strukturat e ARM-se kane bere sot nje inspektim te zones, por pa nderhyre per mbylljen e ketyre pikave problematike qe shkaktojne nje ndotje mjaft te rrezikshme te detit.

Pamjes tashme te mesuar me ujerat e zeza qe derdhen ne det,i shtohen kete vere edhe ndertimet e reja, te cilat gjithnje e me shume po spostohen ne drejtim te detit, duke ngushtuar ndjeshem zonen e reres. Pervec derdhjes se ujerave te zeza, ne det jane krijuar shume mole dhe hapesira nga pronare hotelesh, per te cilat nuk është marre asnje mase.

Aleks Kalemasi 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›