Viktima te duhanit. Mbi 40 e shqiptareve tymosin
Mbi 40 përqind e popullsisë shqiptare rezulton të jetë duhanpirese. Kjo e dhënë e fundit e Institutit të Shëndetit Publik rezulton disa herë më e lartë se ajo e disa viteve më parë, duke e renditur vendin tonë pas Turqisë si shtetin e dytë të Europës, për nivel të lartë të përdorimit të duhanit.
Specialisti i duhanit, Roland Shuperka në prag të ditës ndërkombetare kundër produkteve të duhanit sqaron për Albanian Screen se problem mbetet ulja e moshës të duhanpirësve dhe rritja e numrit të përdorueve nga rradhët e gjinisë femërore.
”Diferenca e femrave të pjesës urbane të Shqipërisë me zonën rurale ka një diferencë të madhe. Është 2.5 herë më e madhe. Ende vazhdon rritja e numrit të femrave duhanpirëse dhe vazhdon ulja e numrit të meshkujve duhanpirës. Ka një faktor për vetë faktin se është një duhanpirje e vjetër tek meshkujt, që ka shkaktuar sëmundshmëri, ka lënë pasoja në shëndet. Vazhdon, por me ritme të ulta rritja e numrit të duhanpirjes në grupmoshën 13-15 vjeç” thotë Shuperka.
Në vendin tonë është ngritur dhe një klinikë, ku personat e varur nga duhani mund të marrin këshilla për ta lënë atë.
”Pranë Drejtorisë së Autoritetit Rajonal Shëndetësor Tiranë është ngritur një pikë që jep asistencë teknikeqë ndidhmon gjithë qytetarët për të lënë duhanin, por ende barnat që ndihmojnë për të lënë duhanin nuk janë çertifikuar dhe nuk janë vënë në dispozicion të publikut shqiptar” thotë Shuperka.
Prej disa vitesh është miratuar dhe ligji kundër produkteve të duhanit, po që thuajse nuk ka gjetur zbatim. E në disa raste kur inspektorët kanë dalë për kontrolle për të aplikuar sistemin e gjobave në bare dhe restorante, e kane patur të pamundur t’i vjelin ato, pasi nuk kanë gjetur mbështejen e pushetit vendor, i cili është institucioni, që duhet të merret me vjelen e tyre.
Julja Bardhushi Azhornuar së fundi ( e hënë , 30 maj 2011 )