Aksident, 1 vdekur dhe 2 të plagosur
Autori i Lajmit: red.
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë, për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 15 e 30 në afërsi të kthesës së fshatit Picar, ku mësohet se ka humbur jetën Naim Shuskaj, 24 vjeç, banues në Roskovec të Fierit. Viktima ishte emigrant në Greqi dhe po kthehej drejt tokës helene pas kalimit të festave të fundvitit në atdhe. Ka qenë përplasja e një mjeti tip BMV me targa greke, që i përkiste emigrantit shqiptar, i cili gjeti dhe vdekjen e menjëhershme, me një mjet tip “Audi” me targa të Vlorës 5130 B. Ndërkohë mësohet se dy të plagosurit, të cilët ndodheshin në automjetin tip “Audi” me targa të Vlorës janë atë e bijë, por ende nuk dihen emrat e tyre. Të plagosurit janë përcjellë drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2009