Gaza përballë sulmeve gjakatare
Autori i Lajmit: red.
Njeriu ndaj njeriut ka detyrime të shumta, por në krye të të gjitha detyrimeve qëndron shtrirja e lidhjeve të dashurisë e pajtimit mes njerëzve, individë e komunitete, fise e popuj, sepse njerëzit janë vëllezër që i bashkon një origjinë e vetme, i bashkon një rrugë e përbashkët dhe qëllime jo të largëta. Liria, mirëqenia, sistemet e vendosura, punët e trashëguara, përpjekjet për punë të reja dhe gjëra të tjera, që kanë lidhje me njeriun, të gjitha janë punë që nuk kanë kuptim dhe as justifikim të shikohen së bashku me luftën, e cila asgjëson njeriun. Çdo fjalë, që pretendon se është në shërbim të njeriut dhe nuk bën thirrje për paqe, është gënjeshtër dhe ves shumë i keq. Çdo punë, me të cilën pretendohet se është në shërbim të jetës dhe pastaj ajo i shtyn të gjallët drejt vdekjes nën thundrat e kuajve e shkëndijave të hekurta, është punë hipokrite dhe një send shterpë. Çdo shikim për gjendjen e njeriut e për gjendjen e jetës, që nuk e shoqëron thirrja për vëllazërim, është shikim i mangët dhe mendim i sëmurë. S ka më të pafuqishme se fjala, puna dhe shikimi në kohën kur uji i lumenjve shndërrohet në gjak, kopshtet në shkretëtirë dhe kur ferrat mbijnë në pallatet. S ka më të pafuqishme se fjala, puna dhe shikimi në kohën kur njeriu ngrihet lart si pluhur i imët në rrugën e furtunës dhe shtrohet para nofullave të luftës, e cila e ha atë me shpejtësi dhe nga njeriu nuk mbetet asgjë. Atëherë gjërat e bukura të jetës dhe shpresat e saj janë bërë të paqena dhe sende bosh. Atëherë në vendet e banuara, tashmë të shkretuara, zbret të qëndrojë kukuvajka, që përzgjedh banesën e saj. Meqenëse lufta është shkatërruese, patjetër, që shpëtuese është vetëm paqja, pa bërë fjalë për gjëra të tjera. Paqja është rruga që çon në realizimin e qëllimeve më të larta, në realizimin e asaj gjendjeje, ku bijve të njerëzimit i mundësohet të vënë në shërbim të vetes të gjitha talentet e fuqitë e tyre, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin edhe në punët e tyre të përbashkëta, me qëllim që etapë pas etape të arrijnë shpresat e tyre më të larta. Kur paqja ndërmjet njerëzve qenka burimi për të tilla mirësi, atëherë përse njerëzit e këqij sulmojnë njëri-tjetrin dhe përse ata largohen prej njëri-tjetrit?
Shikoni ngjarjet në Palestinë, ne veçanti ngjarjet në Rripin e Gazës. Aksionet e pamëshirshme të armikut në Gaza, janë të pashoqe në historinë e reprezaljeve humane, janë treguese të dobësisë së këtij regjimi, për shkak se ka shtangur përballë vullnetit të çeliktë të popullit palestinez. Përballë atyre burrave, grave, të rinjve dhe fëmijëve të cilët duarbosh rezistojnë përballë regjimit okupator sionist, që kanë hedhur poshtë kërkesën e tyre për të rrëzuar qeverinë popullore të Hamasit. Vallë përse kjo luftë? A nuk u zgjodh qeveria e Hamasit nga vetë populli palestinez me vullnet të lirë? Përse filluan bllokadat për këtë qeveri pas ardhjes së saj në pushtet?
Nëpër media e ndryshme thuhet se lufta bëhet për të zhdukur Lëvizjen Islamike “Hamas”, por realiteti flet krejt ndryshe, sepse nga numri i dëshmorëve në atë tokë të shenjtë, i cili ka mbërritur mbi 450 dhe të plagosurit mbi 2400 vetë konstatohet se të gjithë janë fëmijë, gra dhe të moshuar dhe nuk kemi dëgjuar nga mediat që të dalë ndonjë zëdhënës i hamasit e të thotë se janë vrarë individë të saj. Edhe pse institucionet e larta ndërkombëtare i thonë Izraelit që të ndalojë bombardimet, por ky i fundit as që do t ja dijë për fjalët e tyre. Më e keqja është se, sipas dekleratës së ambasadorit të Izraelit në kombet e bashkuara, se disa udhëheqës të shteteve arabe e mbështesin këtë sulm barbar. Përveç kësaj, këta udhëheqës ndalojnë edhe popujt e tyre që të manifestojnë dhe të thonë fjalën e tyre kundër kësaj masakre të paparë në historinë e njerëzimit. Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë dhe drejtuesja e re e Komitetit Europian, Çekia, e konsiderojnë masakrën izrailite vetëmbrojtje. Vallë si mund të jetë vetëmbrojtje, ndërkohë që ushtria izraelite ka pushtuar palestinën?
Historia barbare dhe gjakderdhëse e sionistëve është e njohur. Ajo fillon me vitin 1948 me pushtimin e Palestinës, në vitin 1967 pushtoi një seri vendes si në Egjipt, Siri, etj. Në vitin 1982 sulmon jugun e Libanit dhe e pushton atë. Në vitin 1988 mësyn Bejrutin, në vitin 1996 kryen masakrën e Kanës në jug të Libanit, në vitin 2006 bombardon Libanin dhe në vitin 2008 sulmon Gazën. A nuk janë të mjaftueshme këto që të njihen se kush janë sionistët? Që nga fillimi i Kryengritjes Palestineze në vitin 2000 e deri në këtë kohë që po vret civilët nëpër shtëpi e nëpër xhami, numri i dëshmorëve ka arritur në më shumë se shtatëmijë (7000) dëshmorë. Sot u mbushën dhjetë ditë nga lufta barbare në Rripin e Gazës. Të shtunën në mbrëmje ushtria masakruese e Izraelit filloi mësymjet tokësore, pasi nuk u ngopën me derdhjen e gjaqrave nëpërmjet bombardimeve ajrore. Mirëpo ata u befasuan kur u përballën me fuqinë e rezistuesve të cilët arritën të vrasin e të plagosin disa nga ushtarët pushtues dhe të shkatërrojnë tanket e tyre “mirkava”. Ministri i mbrojtjes Barak deklaroi se kjo mësymje tokësore nuk do të jetë e lehtë për ushtarët tanë. Në të vërtetë lufta kundër padrejtësisë dhe pushtuesve do të jetë e pranishme dhe e vazhdueshme gjithmonë dhe me mënyra e me forma të ndryshme. Të shumtë kanë qenë mbartësit e kësaj lufte në kohët e sundimit të shtresave shtypëse Këta luftëtarë kundër padrejtësisë dhe pushtuesit do të vazhdojnë brez pas brezi, përderisa e drejta nuk shkon aty ku duhet dhe nuk u jepet atyre që u takon. Këtë e shohim edhe sot në dramën gjakatare në Rripin e Gazës, të cilët po rezistojnë me të gjitha fuqitë e tyre, sepse ata janë të bindur se e drejta është me ta dhe do të vijë një ditë që kjo e drejtë do t u kthehet atyre, qoftë me rrugë diplomatike, e cila në këto momente është pothuajse në gjumë dhe nuk është në gjendje që të marrrë vendim për ndalimin e gjakderdhjes, apo nëpërmjet rezistencës ushtarake kundër pushtuesit më të egër e të pa fe. Pa dyshim që fitorja do të jetë me këta rezistues, përderisa janë mbështetur në Allahun fuqiplotë, janë të bindur në të drejtën e tyre dhe kanë përkrahjen e vëllezërve të tyre mysliman në mbarë rruzullin tokësor. Nëse të pyesin për krenarinë, ajo gjendet te Gaza. Nëse të pyesin për nderin, ai gjendet te Gaza. Nëse të pyesin për vigjilencën, ajo gjendet te Gaza. Përshëndetje të gjithë banorëve durues e të pamposhtur të Gazës. Zoti i shpërbleftë me parajsë dëshmorët dhe i shëroftë të plagosurit. Me shpresën e Zotit ju do të dilni fitimtarë nga kjo betejë ndërkombëtare dhe do të merrni pavarësinë tuaj njësoj si vëllezërit tanë kosovarë, të cilët pas disa dekadash durim e rezistencë arritën të fitojnë pavarësinë dhe të kenë shtetin e tyre.
Përgatiti: Vullnet Merja
Ky lajm është publikuar: 05/01/2009