E Shtunë, 31 Tetor 2026

Industria e bakrit në Rubik shkatërrohet me tritol

Autori i Lajmit: red.
Janë dashur disa qindra kg tritol për të shuar përfundimisht krenarinë shumëvjeçare të Industrisë së Bakrit në Rubik. Burime nga policia lokale bënë të ditur se pas disa tentativave të njëpasnjëshme xhenierët kanë mundur të hedhin në erë dy oxhaqet nga ku për më shumë se 70 vite ka dalë tymi i metalurgjisë ku shkrihej bakri i nxjerrë nga nëntoka e Mirditës. Demolimi është bërë në kuadër të një projekti prej 4.4 milionë eurosh të Bankës Botërore për demolimin e mbetjeve toksike të ish-metalurgjisë në Rubik. Janë dashur disa qindra kg tritol për të shuar përfundimisht krenarinë shumëvjeçare të Industrisë së Bakrit në Rubik. Shembja e oxhaqeve është bërë në kuadër të asimilimit të plotë të metalurgjisë, pasi firma austriake “Straback” ka fituar tenderin e demolimit të zonës ku ka qenë ndërtuar ish-metalurgjia. Në fakt shembjen e oxhaqeve e kanë kundërshtuar ashpër shumë gjenerata metalurgësh, të cilët shikonin tek ato oxhaqe një pjesë të jetës dhe kontributit të tyre në industrinë e bakrit. Oxhaqet kanë qenë ndërtuar që në kohën kur qeveriste mbreti Zog, i cili ia pati dhënë këtë zonë me koncesion firmës italiane SIMSA.
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›