E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë përballojnë me sukses fluksin

Autori i Lajmit: red.
Dhjetëra emigrantë po lënë vendin e tyre pas festave të Vitit të Ri për t u kthyer pranë vendeve të punës në Greqi. Kapshtica është njëra nga pikat e kalimit kufitar që po ndeshet me këtë fluks daljesh, ndërkohë që radhët parashikohet të jenë të pranishme në ditët në vijim. Sipas komandantit të kësaj pike kufitare, deri më tani në Kapshticë nuk ka radhë të gjata, pasi të dyja palët, edhe ajo shqiptare edhe ajo greke po punojnë me të gjitha sportelet të hapura dhe me sistemin 24-orësh në punë. Vetëm gjatë kësaj dite kanë dalë nga Kapshtica rreth 4 mijë shtetas me 860 automjete private, ndërsa dy sportele janë lënë të hapur vetëm për autobusët. Nga Kapshtica kanë hyrë për festat e fundvitit rreth 80 mijë emigrantë, të cilët pritet të kthehen sërish drejt Greqisë po nga kjo pikë kufitare. Ndërkaq, me fluks po ndeshet edhe pika kufitare e Kakavijës, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë prej këtej 7300 persona dhe 1710 mjete. Pala shqiptare ka në diospozicion 8 sportele të hapura. Ndërsa ajo greke 6 të tilla. Meqënëse pritet që për orët në vijim Kakavija të ketë një fluks emigrantësh policia kufitare njofton se do të punohet me orar të zgjatur dhe personel të përforcuar
Ky lajm është publikuar: 05/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›