Part-time, lista e fituesve më 9 janar
Autori i Lajmit: Entela Duraj
“Udhëzimi tregon qartë se institucionet publike të Arsimit të Lartë, në datën 5.01.2009, të shpallin në vende të dukshme datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe njoftime të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme.
“Institucionet publike të Arsimit të Lartë, të shpallin dhe të afishojnë listat e të gjithë aplikantëve të renditura sipas rendit zbritës të pikëve të fituara në përputhje me kriteret akademike të përcaktuara dhe të bëra publike paraprakisht, në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, brenda orës 12.00 të datës 9.01.2009, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës”
Fakultetet afishojnë sot procedurën e regjistrimit dhe të konkurrimit për të gjithë të interesuarit për studimet part-time. Kjo bëhet e ditur në një udhëzim të Ministrisë së Arsimit sipas së cilës, fituesit e parë të këtij sistemi studimesh do të shpallen më datën 9 janar, ndërsa lista përfundimtare me emrat e fituesve do të publikohet më 31 janar të këtij viti. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës publikon udhëzimin për rishpërndarjen e kuotave të parealizuara dhe regjistrimin për plotësimin e këtyre kuotave në ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme (part time) në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë (IAL). Kandidatët që do të pranohen në programet e studimit të ciklit të parë në formën e studimit me kohë të pjesshme sipas programeve të studimit dhe Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë përkatës, në vitin akademik 2008-2009 do të përzgjidhen nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, vetëm sipas kritereve akademike të përcaktuara dhe të bëra publike paraprakisht dhe kuotave të përcaktuara në pikën dy të këtij Udhëzimi. Udhëzimi tregon qartë se Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, në datën 5.01.2009, të shpallin në vende të dukshme datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe njoftime të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme. Njësitë kryesore të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë, organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme. Procesi të monitorohet nga administrata e rektoratit. Po sipas këtij udhëzimi, thuhet se Institucionet Publike të Arsimit të Lartë duhet të shpallin menjëherë rihapjen e procedurës së pranimit të kërkesave për kandidatët që dëshirojnë të vijojnë programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme.
Aplikimi dhe dokumentacioni
Aplikimi për regjistrim në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, të bëhet pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore dhe të shoqërohet me dokumentacionin e mëposhtëm :
1. Dëftesë Pjekurie të shkollës së mesme ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlefshme me të
2. Dokument identifikimi ( certifikatë lindje me fotografi ose pasaportë). Në dosje të mbahet certifikata e lindjes me fotografi ose fotokopja e pasaportës.
3. dy fotografi;
4. Mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë.
5. Deklaratë individuale e kandidatit, sipas modelit bashkëlidhur këtij Udhëzimi.
Kandidatët që kanë depozituar më parë dosjet e tyre në sekretaritë mësimore të njësive kryesore të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë duhet t i plotësojnë ato në përputhje me paragrafin e mësipërm të këtij Udhëzimi. Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie origjinale, siç përcaktohet më sipër, duhet të paraqesë dublikat të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore përkatëse, ose dhe dokument me listën e notave të lëshuar nga Arkiva e Shtetit dhe të sigluar në DAR/ZA. Kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, përveç dokumenteve të përcaktuara, të dorëzojnë në sekretaritë mësimore dhe diplomën e lëshuar nga një Institucion i Arsimit të Lartë (ose fotokopje të saj të noterizuar), ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar e barasvlefshme me të.
Fituesit
Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, të shpallin dhe të afishojnë listat e të gjithë aplikantëve të renditura sipas rendit zbritës të pikëve të fituara në përputhje me kriteret akademike të përcaktuara dhe të bëra publike paraprakisht, në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, brenda orës 12.00 të datës 9.01.2009, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës. Në këto lista të jenë të evidentuar kandidatët fitues. Kandidatët e shpallur fitues në fazën e parë të regjistrimeve të plotësojnë dhe të dorëzojnë në sekretaritë mësimore, deklaratën bashkëngjitur këtij Udhëzimi deri më 20 janar 2009, përpara pagesës prej tyre të tarifës së shkollimit. Të regjistruarit që nuk plotësojnë këtë deklaratë do të çregjistrohen. Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme ku janë shpallur fitues të kryhet në datat 10, 11, 12, 13 janar 2009, prej orës 08.00 deri në orën 16.00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë. Pas mbylljes së këtij procesi regjistrimi dhe plotësimit të deklaratave individuale nga të gjithë të regjistruarit, kuotat e parealizuara plotësohen nga Institucionet e Arsimit të Lartë në datat 21, 22, 23 janar 2009 duke respektuar renditjen e shpallur të kandidatëve sipas pikës 10 të këtij Udhëzimi. Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, Institucionet Publike të Arsimit të Lartë të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në datën 31.01.2009 listat përfundimtare të kandidatëve fitues të regjistruar. Në lista të evidentohet dokumenti shkollor mbi të cilin është bërë regjistrimi.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2009