Plagoset 39-vjeçari, u zu me të dashurën
Autori i Lajmit: red.
Një 39-vjeçar është masakruar nga dhuna e një të riu, i cili pati përplasje të forta me të. Shkak për sherrin kanë qenë disa probleme familjare, pasi motra e agresorit bashkëjetonte prej disa kohësh me të plagosurin. Burime nga Policia e Durrësit bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në afërsi të banesës së Ilir Bardhetit, te Katër Rrugët e Shijakut, kur i dyshuari Klodian Kastrati, është konfliktuar për motive të dobëta me 39-vjeçarin.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se Kastrati e ka rrahur dhunshëm Bardhetin dhe ky i fundit, për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin rajonal të qytetit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërkohë, mëngjesin e djeshëm Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë arrestuar 34-vjeçarin Klodian Kastrati, lindur dhe banues në Shijak. I arrestuari përballet aktualisht me akuzën për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.
Ngjarja
Ka zgjedhur mënyrën më të dhunshme për të zgjidhur problemet që kishte motra e tij me personin që bashkëjetonte. Një i plagosur në gjendje të rëndë dhe një arrestuar është bilanci i ngjarjes së rëndë, ndodhur dy ditë më parë në Shijak. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 17.00 në afërsi të banesës së tij në Katër Rrugët Shijak. Klodian Kastrati, për motive të dobëta, ka rrahur shtetasin Ilir Bardheti, 39 vjeç, banor i qytetit të Durrësit. Sipas policies, të dy personat kanë filluar të debatojnë për disa probleme familjare, por debati ka degjeneruar në sherre dhe grushte. Për pasojë, Ilir Bardheti ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë për në spitalin e Durrësit.
I plagosuri
Është dashur një ndërhyrje kururgjikale për t i shpëtuar jetën 39-vjeçarit të rrahur barbarisht nga vëllai i së dashurës së tij. Konflikti me vëllanë e së dashurës së tij ka nisur për probleme familjare një ditë më pare, pikërisht përpara shtëpisë së 34- vjeçarit. Ilir Bardheti, 39 vjeç, prej kohësh bashkëjetonte me motrën e agresorit. Ndërsa ai kishte shkuar për të biseduar më vëllanë e saj, situata ka dalë jashtë kontrollit, dhe debati ka degjeneruar në grushte dhe sharje mes të dyve. Burime nga mjekët e spitalit rajonal të Durrësit bëjnë të ditur se qytetari ka pësuar frakturë nazale, si dhe disa thyerje e krisje kockash e brinjësh. Në këto kushte është parë e domosdoshme ndërhyrja kirurgjikale. Ndërsa është vendosur arrestimi në flagrancë i 34-vjeçarit nga Shijaku. Prokuroria ka nisur procedimin penal në ngarkim të shtetasit Klodian Kastrati. Mbi të rëndon akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008