E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident automobilistik, humb jetën 20-vjeçari

TIRANË – Autobusi i ushtrisë ka përplasur një të ri që udhëtonte me biçikletë. Aksidenti automobilistik ka rezultuar tragjik për të riun. Nga përplasja ka gjetur vdekjen shtetasi Ylber Mata, 20 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ndodhi dje në mëngjes, në afërsi të Rrugës së Dibrës, në kryeqytet. Lidhur me rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, uniformat blu që shkuan menjëherë në vendngjarje, sqaruan se vdekja e 20-vjeçarit është shkaktuar nga Muharrem Elezi, 41 vjeç, me detyrë shofer pranë Repartit të Batalionit të Furnizimit në Qafë Mollë. Elezi, duke drejtuar një autobus me targa të ushtrisë, ka përplasur 20-vjeçarin Mata, i cili po qarkullonte me biçikletë. Si rezultat i kësaj përplasjeje, Mata ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

1 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›