E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata rikthen në qeli të akuzuarit për abuzimet me pronat

Tiranë - Gjashtë të arrestuarve të operacionit “Furtuna”, mes të cilëve edhe tre specialistë të Zyrës së Hipotekës në Tiranë, u njohën me masën e sigurisë “arrest me burg”, të dhënë në mungesë pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës. Specialistët e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive tw Paluajtshme, Artan Mehmeti, Ramiz Hykaj, Enton Babameto, si dhe Veiz Senko, akuzohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “falsifikim dokumentesh” të kryera në bashkëpunim. Dali Hakorja, 52 vjeç, oficer policie i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm,(SHKB), akuzohet për “falsifikim të dokumenteve”, “falsifikim të formularëve, stampave dhe vulave”, “ushtrim të ndikimit të paligjshëm të personit që ushtron funksion publik”, ndërsa Halil Hima, 47 vjeç, për “falsifikim të dokumenteve”, “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Të gjashtë të pandehurit u arrestuan mbrëmjen e datës 26 shkurt gjatë operacionit të koduar “Furtuna”, që u organizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Task-Forcën, në Tiranë. Ata akuzohen se kanë kryer veprime të kundraligjshme për regjistrimin e pronave dhe lëshimin e certifikatave të falsifikuara të pronësisë për një numër të konsiderueshëm shtetasish, në këmbim të marrjes së parave si përfitime të paligjshme dhe përvetësimin e pronave padrejtësisht. Gjatë kontrollit, në banesat e tyre policia gjeti 13 vula të institucioneve të ndryshme, si tw hipotekës, tw bashkisw, tw noterwve, avokatwve, dokumente shkresore, etj.
L. Rryçi

1 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›