E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matrikullohen 42 mijë krerë gjedhë në kohë rekord

06/12/2008  Nuk pranojnë disa fermerë, frikë nga taksat

SHKODER- Në përfundim të projektit për matrikullimin e gjedhëve, qarku i Shkodrës ka arritur të regjistrojë pothuajse të gjitha bagëtitë e trasha. Të dhënat flasin për përfundimin me sukses të matrikullimit të 42 mijë krerëve gjedhë në qarkun e Shkodrës. Tashmë mendohet se kanë mbetur vetëm 5 mijë krerë pa u matrikulluar. Mosmatrikullimi i kësaj pjese të gjedhëve ka ardhur si për mungesë fondesh ashtu dhe për shkak të pengesave të nxjerra nga vetë fermerët që nuk e ka lejuar këtë proces. Procesi i matrikullimit të gjedhit u bë në kuadër të zbatimit të planit për planifikim –regjistrimin me një fond prej 37,5 milionë lekë të vjetra të akorduara nga Qeveria. Në 42 mijë krerë të matrikulluar në Shkodër janë realizuar 26 mijë krerë në Pukë 7 mijë krerë gjedhë dhe në Malësi të Madhe 9 mijë krerë. Në sajë të një pune intensive të Inspektoratit Veterinar dhe operatorët privatë u arrit të realizohet plani për një periudhë dy muaj e gjysmë. Ndërkohë janë rreth 5 mijë krerë të pamatrikulluar nga mospranimi i fermerëve ku numrin më të e madh e ka bashkia e Shkodrës. Në këtë zonë shprehen inspektorët veterinarë gjedhi është i shpërndarë nuk ka një regjistër, ndërkohë që shumë fermerë kanë dhe frikë se mos taksohen. Fermerët e frikësuar kanë rreth 1 mijë krerë, ndërsa për mungesë fondesh kanë mbetur pa u regjistruar gjedhët në dy komuna në komunën e largët malore të Pultit të rrethit të Shkodrës dhe në komunë Rrape të rrethit të Pukës. “Për këto zona mendohet se vitin që vjen do të ketë një fond shtesë dhe do të matrikullohen bashkë me bagëtitë e imëta, ose vetë fermerët do të paguajnë matrikullimin e tyre”, theksojnë drejtuesit e Inspektoratit Veterinar të qarkut të Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›