E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet 60-vjetori i shkollës “Pandeli Sotiri”

06/12/2008  U arsimuan mbi 7 mijë persona

GJIROKASTËR – Është përkujtuar 60- vjetori i shkollës pedagogjike “Pandeli Sotiri” në qytetin e Gjirokastrës në një ceremoni të organizuar në mjediset e këtij institucioni arsimor. Drejtori i shkollës pedagogjike “Pandeli Sotiri”, Bujar Dudumi, tha përpara të pranishmëve të shumtë se, "le të jetë ky aktivitet një homazh për punën fisnike të brezave të tërë mësuesish, të cilët me pasion e përkushtim edukuan e formuan në këtë shkollë breza të tërë të rinjsh, të cilët sot japin kontributin e tyre në zhvillimin dhe prosperitetin e gjithanshëm të atdheut tonë të dashur”.

Shkolla u çel në shtator të vitit 1948, tre vjet pas Luftës së Dytë Botërore, në lagjen “11 Janari”. Gjatë 60 viteve të ekzistencës së saj, nga bankat e shkollës janë arsimuar mbi shtatë mijë veta. Ndërkohë, për mungesë dokumentacioni arkivorë, ky institucion ende nuk e ka zyrtarizuar drejtuesin e parë të shkollës pedagogjike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›